Tentim vrasje në Gjilan, njëri përfundon në spital e tjetri në burg
Gjilan – Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje mes veti kanë shtënë me armë zjarri, dhe si pasojë njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime të rënda, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK njoftoj policia.
Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë të tipit Zvor, kalibër 7.65 mm, një karikator me 5-fishekë, dhe një gëzhojë kalibër 7×65 mm dhe një veturë e cila dyshohet se është përdorur në rast.
Me vendim të prokurorit i dyshuari i cili dyshohet se ka përdorur armën është dërguar në mbajtje, ndërsa edhe i dyshuari i cili është duke u trajtuar në QKUK ka masën e ndalimit dhe është nën përkujdesje policore./rajonipress/


