Uji Dea

Tentim vrasje në Gjilan, arrestime në Kokaj për kalim ilegal të kufirit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Një mashkull shqiptar ka njoftuar në polici se më 9 gusht 2014 rreth orës 16:00 pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me një mashkull shqiptar i njëjti me një sëpatë kishte tentuar ta godasë atë. Nuk raportohet për të lënduar e as për të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar njoftoj policia e Kosovës.

Kurse në fshatin Kokaj të Kosovës njësiti policor ka shoqëruar tre meshkuj dhe një femër shqiptare, shtetas të Republikës së Serbisë, të cilët me veturë ishin duke kaluar kufirin në mënyrë ilegale nga Serbia për në Kosovë.

Mobi Casa

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar ndërsa vetura është konfiskuar. Rasti shkon në procedurë të rregullt./rajonipress/