Tentim vrasje në Gjilan
Gjilan – Në rrugën “Avdulla Tahiri”, në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht, duke goditur me kaçavidë viktimën mashkull shqiptar.
Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është transportuar në QKUK. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


