ARKATANA

Tentim vrasje në fshatin Terincë të Novobërdës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Polica e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale në Gjilan janë njoftuar për një rast i cili kishte ndodhur nё fshatin Terincë komuna e Novobërdës. Nga hetimet e para besohet se deri te ky incident të ketë ardhë kur i dyshuari serb shtetas i Kosovës kishte shkuar në shtëpinë e viktimës po ashtu serbe me banim rezident në fshatin Terincë dhe me atë rast në prezencën e familjarëve të viktimës e kishte sulmuar viktimën dhe ja kishte shkaktuar dy plagë (therrje) me thikë: një në pjesën e gjoksit dhe tjetrën në pjesën e boshtit kurrizorë . Motivet e incidentit besohet të jenë për shkaqe xhelozie dhe motive të ulëta.

Viktima ishte dërguar në spitalin rajonal të Gjilanit ku ju kishte afruar ndihma mjekësore.

I dyshuari është kërkuar në shtëpinë e tij, por nuk është takuar, nga prindi i tij jemi njoftuar se i njëjti nuk gjendet në shtëpi.

Hidromorava

Në spitalin rajonal të Gjilanit ka asistuar edhe prokurori i shtetit ku është vizituar viktima, të cilës pasi ju ka ofruar ndihma e parë për shkak të natyrës së lëndimeve me urgjencë është transportuar për në QKUK në Prishtinë.

Në fshatin Terincë nga ekipi i forenzikës është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes.

Rasti me urdhër të prokurorit të shtetit cilësohet “Vrasje në Tentativë” dhe mbetet në hetime pranë njësive të hetimeve rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.