Tentim grabitje nën kërcënimin e thikës, në një rast tjetër në një shtëpi nga vetura në lëvizje shtihet me armë zjarri

Gjilan – Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se deri sa ishte ne vendin e tij të punës, një person i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës ka tentuar të kryej grabitje, mirëpo nuk kishte arrit.
Nuk raportohet për të lënduar, rasti po hetohet nga njësitet kompetente.
Po ashtu në Gjilan ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se në afërsi të shtëpisë së tij nga një veturë është shtënë me armë zjarri në drejtim të një kodre.
Nuk raportohet për të lënduar. Rasti duke u hetuar njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/