Eko Higjiena

Tensionet në Veri/ Vllasi: Këto janë qëllimet e Vuçiqit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë vazhdojnë të jenë të mbyllura. Kjo për shkak të barikadave të vendosura nga serbët.

Por, si e sheh analisti politik, Azem Vllasi situatën e krijuar së fundi në veri të vendit?

Në një prononcim për Indeksonline, ai ka thënë se tensionet në veri qëllimisht po i ngrit Vuçiqi.

Qëllimi i tij, sipas Vllasit është që të pengoj çfarëdo qasje të pushtetit të Kosovës në atë pjesë të vendit dhe t’a përgatis shkëputjen.

“Apo të formohet Bashkësia e komunave serbe si pushtet i vetëm real për atë pjesë të Kosovës e faktikisht si filiale e pushtetit të Serbisë. Poashtu do që ta zvarrit dialogun me Kosovën, sepse po e sheh se duhet që Serbia ta pranoi faktin se Kosova është shtet fqinj jugorë i saj dhe jo “krahinë jugore” e saj”, ka thënë ndër të tjera ai.

Eco Higjiena

Më tutje, ai ka thënë se në bashkëpunim të ngushtë me faktorët ndërkombëtar duhet të shpjegohen këto qëllime të Serbisë.

“Në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in duhet të kontrollohet tërë vendi dhe kufijtë e Kosovës pa ndërhyrje në vendbanimet serbe, por jo të tolerohen ata që merën me akte të dhunshme”, ka theksuar ai.

Sa i përket deklaratës së Vuçiqit për dërgimin e 1000 ushtarëve serb në Kosovë, Vllasi thotë se edhe presidenti serb e din që nuk pranohet dhe këtë e ka për konsum të brendshëm.

“Jo vetëm uniforma ushtarake e policore, por as të rojtarëve të pylli nga Serbia kurrë më nuk do të ketë në Kosovë. Këtë Vuçiqi dhe secili serb mirë e dinë”, ka përfunduar Vllasi./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.