UBT

Tenderët e korrupsionit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Duke u nisur nga gjetjet e Auditorit Gjeneral, Prokuroria e Kosovës deri më tash ka bërë publike vetëm një rast që ka nisur hetimet. Cak i Prokurorisë para disa ditëve ka qenë kryetari i Klinës, Sokol Bashota. Nga raportet e publikuara për vitin 2014 të ZAP-it gazeta ka evidentuar dhjetëra shkelje për të cilat nuk dihet nëse janë duke u hetuar. Gjetjet kryesisht kanë të bëjnë me mosrespektimin e Ligjit të Prokurimit Publik.

Komunat e Kosovës kanë bërë shkelje të shumta penale gjatë punës së tyre njëvjeçare në vitin 2014. Duke u nisur nga gjetjet e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm (ZAP), Prokuroria e Kosovës deri më tash e ka bërë publike vetëm një rast që ka nisur hetimet. Cak i Prokurorisë para disa ditëve ka qenë kryetari i Klinës, Sokol Bashota. Nga raportet e publikuara për vitin 2014 të ZAP-it gazeta ka evidentuar dhjetëra raste dyshuese, të cilat nëse do të vërtetoheshin nga drejtësia si të tilla do të përbënin vepër penale.

Mobi Casa

Gjetjet kryesisht kanë të bëjnë me mosrespektimin e Ligjit të Prokurimit Publik. Zyra për medie e Prokurorisë së Kosovës nuk ka dashur të përgjigjet rreth asaj nëse është nisur ndonjë hetim për shkeljet e evidentuara nga Zyra e Auditorit Gjeneral. Ilire Daija-Buza, u.d. i drejtorit të përgjithshëm në Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm, ka thënë se Auditori asnjë rast nuk e ka dërguar në Prokurori, meqë raportet janë publike. “Ne si ZAP nuk kemi dërguar veçanërisht asnjë rast në Prokurori.

Kjo për shkakun se të gjitha raportet e auditimit janë raporte publike dhe përmbajnë informata të bollshme që të analizohen qoftë nga Prokuroria apo institucionet tjera relevante. Sa i përket kësaj çështjeje marrëdhëniet tona janë të mira dhe efektive. Gjatë këtij viti ne kemi rritur bashkëpunimin tonë sidomos me prokuroritë dhe Departamentin Special Antikorrupsion në Policinë e Kosovës dhe Agjencinë Kundërkorrupsionit”, ka thënë Daija-Buza për “Zërin”.