Fundamenti

Tender 12-milionësh, kompanisë me aktakuzë për mashtrim

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP), e ka shpallur kompaninë “Hib Petrol” si fitues të tenderit 12 milionë euro për furnizim me derivate për 80 institucione të Republikës së Kosovës, edhe pse ndaj kompanisë në fjalë, më 8 korrik të këtij viti, departamenti i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, pati ngritur aktakuzë për mashtrim.

Aktakuza ka të bëjë me furnizimin e 44 institucioneve edukativo-arsimore brenda territorit të komunës së Prishtinës me naftë për ngrohje dhe gjenerator, ku sipas Prokurorisë, kompania në fjalë ka vepruar në kundërshtim me kontratën e lidhur në mes të Komunës së Prishtinës dhe kompanisë, pronari i së cilës ka vënë në qarkullim produktin – naftën e cilësisë që nuk i përgjigjet kualitetit të produktit.

Mobi Casa

Më tej sipas Prokurorisë, kompania në fjalë ka shkaktuar dëme në shkollat e komunës së Prishtinës, ku për këtë çështje penale është ngrirë një autobot cisternë, pronë e kompanisë “Hib Petrol” që është përdorur për kryerjen e veprave penale./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.