FITORJA

“Tendencë dhe dëshirë për kontroll të plotë të mediave”

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Miratimi për herë të dytë nga ana e Kuvendit të Kosovës të Projekt-Kodit me nenet 37, 38 dhe 39, është një dëshmi e qartë e tendencës dhe dëshirës për kontroll të plotë të mediave të pavarura – thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Lëvizja “Vetëvendosje”.

“Duhet përkujtuar që është pikërisht Qeveria e Kosovës dhe pikërisht Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, që e sollën Projekt-Kodin Penal me këto nene në Kuvend në dhjetor të vitit të kaluar.

Asokohe, duke e pasur shumicën në Kuvend, ata e miratuan këtë Projekt-Kod dhe, në fund, edhe pse e ktheu presidentja Jahjaga në rishqyrtim, ata e rivulosën Projekt-Kodin me të njëjtat nene, duke iu falënderuar grupit të deputetëve të PDK-së me në krye shefin e saj, Adem Grabovci”, thuhet në komunikatën e “Vetëvendosje”, ku theksohet se ndryshimet në Projekt-Kodin Penal, ”pra heqja e neneve të dëmshme, nuk kaloi vetëm për dy vota”.

Mobi Casa

Sipas kësaj lëvizjeje, neni 37 mundëson që media të shndërrohet në fajtor për gjithçka dhe të ndëshkohen gazetarët redaktorët, botuesit, shtypshkronjat e deri te shpërndarësit e gazetave. “Asnjë Kod Penal i vendeve perëndimore nuk përmban një nen të tillë apo të ngjashëm. Ky nen është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, neni 40 dhe 43 si dhe me nenin 10 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut”, sqaron “Vetëvendosje”.

Lëvizja “Vetëvendosje” ka njoftuar se së shpejti do të procedojë në Kuvend “Projektligjin për mbrojtjen e burimeve të gazetarisë”, i cili, siç thuhet, do të ofrojë një mbrojtje shumë të gjerë të burimeve dhe lirisë së shprehjes. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.