ARKATANA

Tendenca e Serbisë, e rrezikshme

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ish-ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Bruksel, Blerim Reka, e ka quajtur të rrezikshme tendencën e Serbisë për mosimplementimin e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën.

Reka në një intervistë për “Epokën e re”, ka thënë se Serbia është duke tentuar ta kthejë nga fillimi procesin negociator.

“Takimet e fundit në Bruksel dëshmojnë një përpjekje të re të Serbisë për ta kthyer procesin negociator që nga fillimi, edhe pse më 19 prill është arritur marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve me Republikën e Kosovës”, ka thënë ai.

Në këtë kontekst, Reka ka kërkuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) t’ua imponojnë palëve në dialog implementimin e marrëveshjes së 19 prillit.

FIDANISHTJA

“Procesi është ende në kornizat e tij që është nënshkruar nga dy kryeministrat dhe këtu vetëm duhet të bëhet një presion shtesë nga Brukseli, i cili që nga fillimi ka qenë ndërmjetësues i dialogut dhe nga Uashingtoni i cili ka qenë përkrahës i këtij procesi që palët ta implementojnë deri në qershor atë që e kanë nënshkruar dhe asgjë tjetër”, është shprehur Reka, duke shtuar se BE-ja nuk duhet ta lejojë Serbinë ta hapë Kutinë e Pandorës’.

Sipas tij, nëse Serbia do ta hapte çështjen tashmë të negociuar, atëherë edhe Kosova do të mund të rihapte shumë çështje të tjera.

Ambasador Reka i ka sugjeruar Kosovës të insistojë në implementimin e plotë të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

“Pala kosovare duhet vetëm të kërkojë nga Unioni Evropian që implementimi i marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë të bëhet 100 për qind”, ka deklaruar Reka. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.