GRANDEMALL

Tempulli i ëndrrave të mia

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kjo nuk është thjesht një ndërtesë me mure të çara, dyer të vjetra dhe çati të përkulur nga koha. Kjo është altari i shpirtit tim, vendi ku u rrita me mungesë të lodrave e gjërave tjera, por me mall dhe dashuri të pafundme.

Në këtë shtëpi, qëndroi e skalitur fëmijëria ime me qeshje të pafajshme, me lot të heshtur, me ëndrra që s’kishin tavan. Ishin këto mure të lyera me gëlqere dhe të përzhitura nga koha që ruanin zërat e prindërve të mi, përkëdheljet e nënës, këshillat e buta të babait.

Ata nuk ishin të pasur në gjëra, por ishin të pasur në shpirt e zemër. Çdo cep i kësaj shtëpie flet me një gjuhë që vetëm unë e kuptoj: për netët kur kulmi pikonte mbi jastëkët tanë të vegjël, për mëngjeset me erën e bukës së ngrohtë dhe duart e nënës që më përkëdhelnin si të isha vetë zemra e saj.

Eco Higjiena

Aty mësova të mos dorëzohem kurrë. Edhe pse muret e saj i rrihte murrlani dhe fërfëllizat, brenda asaj shtëpie mbretëronte dashuria. Sot, kur shoh fotografinë e saj të rënë gati përtokë, nuk shoh as varfëri, as rrënim. Shoh vendin ku më lindi krenaria, ku më formësua karakteri, ku Zoti më mësoi të jem njeri, edhe kur s’kisha gjë tjetër veç lutjes dhe shpresës. Kjo shtëpi modeste, që kaloi dekada të tëra përballë erërave e dhimbjeve, nuk u rrëzua kurrë.

Sepse u ndërtua jo me tulla e çimento, por me dashuri dhe besim. Dhe prej saj dola unë, që gjatë gjithë jetës u mundova të jetoj me nder dhe dinjitet. Kur të tjerët shohin një gërmadhë, unë shoh një tempull. Sepse aty filloi gjithçka për mua./arif ejupi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.