UBT

Temperatura në minus gradë dhe reshje bore, moti për sot dhe ditët e ardhshme

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Prishtina Weather ka njoftuar se kjo javë do të jetë me mot tipik dimëror, ftohtë, vranësira dhe kohëpaskohe do të ketë edhe reshje të dobëta dëbore, raporton Express.

Rrymimet e ftohta ajrore që kanë depërtuar mbi rajon, gjatë kësaj jave edhe do të sjellin kushte të një moti tipik dimëror. Do të mbajë mot i ftohtë, me vransira, e kohëpaskohe priten edhe reshje bore, kryesisht ditën e hënë dhe të martë. Reshjet e borës më shumë priten nga rrafshi i Kosovës, derisa nga Dukagjini do të ketë edhe intervale me diell. Më shumë kushte për borë paraqiten në vise malore.

Nga dita e premte sërish priten reshje bore, e orëve të pasdites edhe të përziera me shi. Fundjava mbetet e ftohtë dhe me borë.

Kushtet e motit, me qarkullim të mirë ajror ditën e hënë dhe të martë, edhe mbajnë ndotësit ajror më të shpërndarë, e indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të pranueshme dhe mesatare. Vetëm në periudha më të zgjatura të qetësisë, sidomos ditën e mërkurë, ndotësit do të jenë më të përqëndruar pranë sipërfaqes, e indeksi kalon në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

14.12 – Ftohtë, kryesisht me vransira. Vende-vende me mundësi për reshje të dobëta bore.

15.12 – Kryesisht me vransira e ftohtë. Nuk përjashtohen mundësi për reshje lokale bore.

ARKATANA

16.12 – Ftohtë, kryesisht me vransira. Në mbrëmje mund të priten reshje të dobëta bore, e në vise më të ulëta edhe shiu

17.12 – Ftohtë, kryesisht me vransira. Priten edhe reshje bore, që ditën edhe mund të përzien me shi. Në vise kodrinoro-malore priten vetëm reshje bore.

Temperaturat do të jenë më të ulëta nga vlerat mesatare me minimale që zbresin në -1C e -3C, e maksimalet parashihet të jenë në vlera pozitive 1C deri në 3C.

Erërat fryjnë kryesisht nga krahu verior 3-9m/s, të martën edhe mesatarisht të fuqishme deri në 12m/s.

Shtypja atmosferike me rritje lartë mbi vlera normale./Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.