United Hospital

Temat e komplikuara, jashtë agjendës së Haradinajt

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe dhe transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtri janë dy çështjet të cilat janë lënë pezull nga kryeministri Ramush Haradinaj në 100-ditëshin e parë të qeverisjes.

Kështu thuhet në analizën e Grupit për Ballkan për 100-ditëshin e ekzekutivit që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj, duke shtuar se demarkacioni me Malin e Zi, si dhe Gjykata Speciale janë dy tema tjera që janë trajtuar gjatë kësaj qeverisjeje.

Megjithatë, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës thonë se me çështjen e Asociacionit dhe të ushtrisë do të merren gjatë vitit të ardhshëm.

“Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është një e drejtë kushtetuese që parashihet edhe me Pakon e Ahtisaarit, i cili do të krijohet në afatin optimal duke marrë parasysh verdiktin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

FIDANISHTJA

Ndërsa sa i përket krijimit të Forcës së Armatosur të Kosovës, Kosova e ka tashmë ushtrinë e vet, porse ajo duhet të legalizohet në aspektin ndërkombëtar duke e bërë këtë me ndryshimet kushtetuese”, ka thënë për “Zërin” këshilltari për medie i kryeministrit Haradinaj, Halil Matoshi.

Kusari-Lila: Shumë premtime janë lënë pas dore

Në anën tjetër ish-ministri i Punës, Nenad Rashiq, ka deklaruar ditë më parë për gazetën “Zëri” se deri në gjysmën e vitit të ardhshëm nuk do të ketë as takime lidhur me çështjen e Asociacionit e lëre më të formohet kjo bashkësi. “Nuk jam optimist që diçka do të ndodhë në të ardhmen, edhe pse ka disa paralajmërime për fillim të vitit. Unë dyshoj që diçka konkrete do të ndodhë në atë drejtim./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.