FIDANISHTJA

Tema të vështira i presin Kosovën dhe Serbinë në Bruksel

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ambasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff, ka thënë se themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe në veri të Mitrovicës do të jetë proces i vështirë. Ai ka njoftuar se për këtë temë do të flitet në takimin e radhës në mes zv/kryeministrit Hashim Thaçi dhe kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq, që pritet të mbahet më 9 shkurt.

Cliff i ka bërë këto komente në takimin që ka zhvilluar të martën në Prizren me kreun e Kishës serbe, peshkopin Teodosije.

Temat kryesore, për të cilat palët duhet t’i bisedojnë në takimin e Brukselit, sipas Cliff, janë çështja e formimit të Asociacionit të Komunave Serbe dhe Gjykata në veri, të dyja tema ‘jo të lehta’. Ndërsa, ai ka shtuar se pritet të hapet edhe tema lidhur me telekomunikacionin dhe energjetikën, për të cilat ka thënë se ‘janë afër gjetjes së një kompromisi’, transmeton zeri.info.

Ambasadori Cliff është pyetur nëse qeveria e tij do të ndihmojë kthimin e serbëve në Kosovë, për çka ai është përgjigjur se gjithmonë do të ndihmojë në këtë proces.

FIDANISHTJA

“Pikërisht me peshkopin Teodosije, kemi biseduar për kthimin e serbëve në Kosovë”, është shprehur ai.

Por për të ndodhur një gjë e tillë, Cliff ka thënë se duhet të mendohet se kur të jetojnë dhe punojnë.

“Të gjithë e dimë që gjendja ekonomike në Kosovë është e vështirë, dhe papunësia është e lartë. Viti 2015 do të jetë i vështirë për të gjithë, edhe në aspektin ekonomik edhe politik”, është shprehur ambasadori Cliff.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.