Fundamenti

Televizioni zviceran paraqet spastrimin e heshtur etnik në Luginë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Serbia vazhdon diskriminimin ndaj shqiptarëve të Luginës. Madje, kjo tashmë është temë edhe e mediave ndërkombëtare, duke u nisur nga zgjedhjet e fundit, në të cilat Partia Progresive Serbe në pushtet e Aleksandër Vuçiqit, deklaroi se i fitoi ato.

Megjithatë, opozita nuk e njeh fitoren dhe pretendon se mashtrimet zgjedhore janë të shumta e të rënda.

Uji Dea

Opozita thotë se manipulimi i listave të votuesve nga partia në pushtet është e dukshme në Luginë, ku jetojnë rreth 60 mijë shqiptarë. Por pa u informuar, mijëra prej tyre janë fshirë nga regjistrat e si rezultat, mes tjerash, kanë humbur të drejtën e votës.

Vëzhguesit flasin për spastrim etnik pa armë. Për këtë, raportoi edhe televizioni publik zviceran, SRF./rtk