ARKATANA

Televizioni francez vlerësim surprizë për Kombëtaren shqiptare

/ 2 minuta lexim
HW

Së fundmi është televizioni kombëtar francez TF1 që ka bërë vlerësimin e 24 skuadrave pjesëmarrëse, përfshirë edhe Shqipërinë.

Në përfundim të Kampionatit Europian të gjithë bëjnë llogaritë dhe vlerësimin e performancës që kanë bërë kombëtaret e ndryshme.

Së fundmi është televizioni kombëtar francez TF1 që ka bërë vlerësimin e 24 skuadrave pjesëmarrëse, përfshirë edhe Shqipërinë.

Kategoria- Shumë mirë
Pa dyshim fituesi nuk gjykohet dhe Portugalia bën pjesë në vlerësimin maksimal pasi është edhe fituese e Kampionatit Europian. Këtë vlerësim ka marrë edhe surpriza e Islandës dhe Uellsit.

Mobi Casa

Kategoria- Mirë
Këtë vlerësim ka marrë Italia, Polonia, Irlanda e Veriut dhe Hungaria të cilat kanë tejkaluar pritshmëritë e këtij aktiviteti.

Kategoria- Të pranueshëm
Në këtë vlerësim bën pjesë edhe Shqipëria, pasi mori një fitore dhe ishte në garë për të kaluar fazën e grupeve. Mbi të gjitha kuqezinjtë bënë ndeshje shumë të mira gati të barabartë me kundërshtarët ku vendosën vetëm episodet. Këtë vlerësim ka marrë edhe Gjermania, Zvicra, Irlanda dhe Sllovakia.

Kategoria- Të pamjaftueshëm
Mes skuadrave që kishin potencial ishin Belgjika, Turqia dhe Rumania.

Kategoria- Shumë të pamjaftueshme
Spanja është zhgënjimi i madh i turneut, e ndjekur nga Anglia. Mes tyre në këtë vlerësim bëjnë pjesë edhe skuadra si Austria, Suedia, Rusia, Ukraina dhe Republika e Çekisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.