Telenovela 8 -vjeçare me “Kosovën e Re”

Ndryshimet e fundit që kanë ndodhur në tenderin për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, po ia zgjatin krizën energjetike.
Termocentrali dikur “Kosova C” tashmë “Kosova e Re” ishte shpresa e vetme për përmirësimin e gjendjes së energjisë elektrike në vend, sidomos pas përfundimit të luftës, kur reduktimet e energjisë ishin shumë të gjata.
Kjo telenovelë ka filluar vite më parë, kur filluan analizat për gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme. Kështu, si përfundim, ishte marrë vendimi që objektet e vjetra të prodhimit të zëvendësoheshin me kapacitete të reja të prodhimit. ..(Zëri)