Eko Higjiena

Telekomi paguan pagat para kohe

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Telekomi i Kosovës është në rrugën e duhur për krijimin e stabilitetit financiar dhe teknik, pas vështirësive të mëdha që kishte në verën që lamë pas, ku kompania ishte para kolapsit financiar dhe gjithashtu rrezikohej komplet komunikimi i vendit dhe mirëqenia e me shumë se tre mijë familjeve, thuhet në njoftim të lëshuar për media.

Gjendja ka filluar të normalizohet me caktimin e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve në fund të korrikut dhe me veprimet konkrete të ndërmarra nga ky bord dhe menaxhmenti i ri.

Veprimi i parë i këtij bordi ishte zhbllokimi i llogarive të bllokuara nga përmbaruesi privat, si pasojë e vendimit final të arbitrazhit në rastin Z Mobile.

Pezullimi për një kohë të pacaktuar, respektivisht deri në krijimin e kapaciteteve financiare u bë me mirëkuptim me përmbaruesin, njëjtë sikurse u bë edhe me Administratën Tatimore.

Çdo operim financiar ishte i bllokuar dhe kompania ishte në prag të kolapsit.

Bordi dhe menaxhmenti gjithashtu kanë marrë veprime konkrete në përmirësimin e kompanisë në aspektin teknik, duke iniciuar projekte konkrete me Bankën Botërore, si ajo e lidhjes së gjithë BTS (antenave) me fije optike.

Hidromorava

Telekomi i Kosovës është në pritje edhe të përkrahjes financiare nga aksionari, qeveria e vendit për arritjen e marrëveshjeve për mirëmbajtje të rrjetit dhe ndërrim të paisjeve të vjetëruara teknike.

Për problemet teknike që janë evidente kohë pas kohe telekomi u kërkon mirëkuptim gjithë konsumatorëve.

Veprim tjetër konkret me rëndësi të veçantë është “Plani Emergjent për Rimëkëmbjen e Telekomit”, tashmë i punuar, si dhe projekti për ristrukturimin e korporatës, për cka është kërkuar të financohet nga organizata ndërkombëtare financiare.

Sa i përket shitjes, bordi dhe menaxhmenti kanë ndërmarrë veprime konkrete për rritjen e shitjes së produkteve nga Qendra e Thirrjeve, duke transferuar rreth 100 punonjës nga shitja në këtë qendër, ndërkohë që menaxhmenti ka realizuar vizita në të gjitha rajonet, me qëllim të rritjes së efikasitetit në punë.

Menaxhmenti i përkrahur nga bordi ka bërë edhe planin konkret për uljen e shpenzimeve operacionale, aty ku nuk dëmtohet operimi normal i kompanisë, ku hyn edhe kontrata për qira me Postën e Kosovës, INFRAKOS-in dhe operator të tjerë ekonomik.

Telekomi me këto veprime konkrete dhe me përkrahjen e aksionarit do të rikthehet si kompania më kredibile në vend.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.