Fundamenti

Telekomi i Kosovës në borxhe dhe gjendje të rëndë, deputetët adresojnë ankesa në Komision

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka shqyrtuar Raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Kompanisë “Telekomi i Kosovës” për vitin 2020, raporton Ekonomia Online.

Anëtari i VV-së, Eman Rrahmani në kuadër të këtij raporti tha se ky raport ka për qëllim kryesor për të nxjerrë pamjen e qartë materiale dhe mbi qeverisjen në bazë të rregullave nga kjo kompani.

Tutje ai tha se kompania qëndron me një humbje dhe borxhe të mëdha.“17 milionë është borxhi i mbledhur në kuadër të kësaj kompanie, që shënon një problem në vete. Situata në përgjithësi vazhdon të jetë e rëndë dhe ka një përkeqësim të platformave dhe projekteve”, tha Rrahmani.

Fundamenti

Në Raportin e kësaj kompanie, deputeti Eman Rrahmani tha se ka shumë probleme në kuadër të dëmeve që i ka sjellë si pasojë e keq menaxhimit, duke bërë që të dëmtohet shumë Telekomi.

Gjatë këtij komisioni raportuan edhe përfaqësues nga Telekomi, Burbuqe Hana, ushtruese e detyrës së kryeshefes së Telekomit tha se të gjeturat e raportit tregojnë gjendjen e vështirë të Telekomit.“Po të gjeturat e raportit tregojnë mirë gjendjen e Telekomit, dhe janë të gjetura të rënda normalisht, që çdo vit është edhe më keq dhe pajtohemi me këtë”, tha Hana.

Kryetarja e komisionit, Hykmete Bajrami, adresoi disa pyetje kundrejt përfaqësuesve të Telekomit dhe planet e së ardhmes.Ushtruesja e kryeshefes të Telekomit, Burbuqe Hana tha se janë duke u përpjekur që të punojnë në planet e veprimit dhe mënjanimin e problemeve.“Ka filluar gjobitja në vlerë prej 5 mijë eurove, dhe implementimi i Kodit të Monakos, dhe akoma paguajmë borxh”, tha Hana.Në kuadër të këtij komisioni u adresuan pyetje dhe shqetësime edhe nga deputete tjerë prezent, mbi problemet e Telekomit./eo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.