Eko Higjiena

Telekomi, çerdhe e krimit dhe abuzimeve

/ 16 minuta lexim
Uji Dea

Analistët politikë, por edhe qytetarët, duke parë aferën e punësimeve masive nga politika, për klientelën e tyre të ngushtë nëpër nivele të ndryshme të institucioneve, konsiderojnë se ky fenomen po ndodh kryesisht tek partitë në pushtet, të cilat janë në pritje të rënies së Qeverisë dhe shpalljes së zgjedhjeve, prandaj edhe tani po nxitojnë të punësojnë militantë, kushërinj, shokë e argatë të partive, në mënyrë të paligjshme dhe jomeritore si dhe të zhvatin sa më tepër fonde publike, sepse kushedi kur u vjen rendi të vjedhin sërish.

Qarri: Të gjitha këto keqpërdorime po i implementon kryeshefi i ri ekzekutiv Bedri Istrefi, njejtë si parapraku Gent Begolli e shume të tjerë para tij

“Telekomi i Kosovës, dikur krenaria e vendit, tanimë është bërë VATRA e abuzimeve, korrupsionit dhe krimit të organizuar, ku pa asnjë procedurë ligjore dhe pa asnjë nevojë, punësohen familjarët e pushtetarëve, siç ishte rasti i punësimit të djalit të Muharrem Nitajt, Genc Nitaj, bashkëshortit të Donika Kadaj-Bujupit, vjehrrit të Mërgim Lushtakut, si dhe shumë të tjerëve si këta! Edhe përkundër të gjitha këtyre punësimeve militanteske dhe klienteliste, puro joligjore, në kohën kur Telekomi është në krizë të thellë financiare dhe në prag të falimentimit, Prokuroria vazhdon të heshtë!”, thotë analisti Florim Zeqa për “Kosova Sot”

Analistët politikë, por edhe qytetarët, duke parë aferën e punësimeve masive nga politika, për klientelën e tyre të ngushtë nëpër nivele të ndryshme të institucioneve, konsiderojnë se ky fenomen po ndodh kryesisht tek partitë në pushtet, të cilat janë në pritje të rënies së Qeverisë dhe shpalljes së zgjedhjeve, prandaj edhe tani po nxitojnë të punësojnë militantë, kushërinj, shokë e argatë të partive, në mënyrë të paligjshme dhe jomeritore si dhe të zhvatin sa më tepër fonde publike, sepse kushedi kur u vjen rendi të vjedhin sërish.

Sipas analistëve, është bërë shqetësuese gjendja se si po abuzohet pandalshëm paraja publike dhe ligji nga qeveritarët, tashmë në prag të prishjes së koalicionit më të korruptuar e të tejinkriminuar PAN, që e kanë bërë sidomos Telekomin e Kosovës vatër të abuzimeve,korrupsionit dhe krimit, ku po ashtu pa asnjë procedurë dhe pa asnjë nevojë punësohen familjarët e pushtetarëve, siç ishte rasti i punësimit të djalit të Muharrem Nitajt, Genc Nitaj, bashkëshortit të Donika Kadaj-Bujupit, burrit të vajzës së Pal Lekajt, vjehrrit të Mërgim Lushtakut, si dhe shumë të tjerëve. Analistët madje pyesin se si kanë fytyre Donika Kadaj e Muharrem Nitaj, si dhe shumë të tjerë të kritikojnë dikë tjetër, kur vetë shkelin ligjin me të dyja këmbët dhe zhvatin buxhetin duke keqpërdorur faktin se partia e tyre është ajo që po e bën pushtetin e kriminalizuar.

Po ashtu, nga analistwt shtrohet pyetja se si ka mundësi që për gjithë këto punësime militanteske e klienteliste, puro joligjore të mos i hetojë Prokuroria edhe në këtë kohë kur Telekomi është në krizë financiare drejt shkatërrimit ! Sipas analistwve, nuk ka dilemë fare që po përdoret Telekomi për rehatimin e gjithë militantëve e familjarëve të pushtetarëve të kriminalizuar, dhe Prokuroria vetëm HESHT! Këtë abuzim, sipas analistëve, po e mundëson me të gjitha këto keqpërdorime edhe kryeshefi i ri ekzekutiv Bedri Istrefi, sikur edhe ish-drejtori Gent Begolli, i cili gjatë gjithë kohës ka abuzuar me punësime joligjore, por dyshohet edhe për shumë keqpërdorime të bëra gjatë periudhës së qëndrimit të tij në PTK, si edhe shumë të tjerë para tij.

Po ashtu, sipas analistwve, dyshohet se me këto veprime po synohet që të bankrotohet PTK-ja, në mënyrë që ajo t’i ‘falet’ pastaj Devollëve të tejkriminalizuar, me të cilët u takua edhe zyrtarisht muaj më parë kryeministri Haradinaj.

Etja për pasurim të paligjshëm

Sipas analistit politik Florim Zeqa, sa më shumë që po i afrohet fundi kësaj Qeverie, aq më mirë po u zbulohet fytyra e vërtetë edhe e disa analistëve e gazetarëve, deputetëve të kontrabanduar dhe disa pjesëtarëve të OJQ-ve, që u bënë pjesë e pushtetit aktual. “Nuk ishte interesi i shtetit siç thoshin që i afroi me pushtetarët, por është interesi personal, egoja për pushtet dhe pasurim të paligjshëm. Përderisa fryrja e Qeverisë u bë kinse për “forcimin” e pushtetit, fryrja e PTK-së po bëhet për nevoja elektorale të partive në pushtet, duke i punësuar familjarët e militantëve partiakë pa asnjë kriter profesional.

Kur të gjithë janë në pritje të rënies së Qeverisë dhe shpalljes së zgjedhjeve, partitë në pushtet po nxitojnë të zhvatin sa më shumë nga buxheti i shtetit dhe të punësojnë militantë, kushërinj, shokë e argatë të partive, krejtësisht në mënyrë të paligjshme dhe jomeritore si dhe të zhvatin sa më tepër fonde publike, sepse kushedi kur u vjen rendi të vjedhin përsëri”,u shpreh ai. “Telekomi i Kosovës, dikur krenaria e vendit, tanimë është bërë VATRA e abuzimeve, korrupsionit dhe krimit të organizuar, ku pa asnjë procedurë ligjore dhe pa asnjë nevojë, punësohen familjarët e pushtetarëve, siç ishte rasti i punësimit të djalit të Muharrem Nitajt, Genc Nitaj, bashkëshortit të Donika Kadaj-Bujupit, vjehrrit të Mërgim Lushtakut, si dhe shumë të tjerëve si këta! Aq shumë është bastarduar Telekomi i Kosovës, saqë tashmë kanë filluar edhe batutat e para në rrjetet sociale; “Në Telekom po lypet edhe në gjyshe apo vjehërr me tjerr lesh”.

Kjo lë të kuptohet se Telekomi i Kosovës është bërë dera e parë për punësime të familjarëve, të njerëzve të veshur me pushtet. Pikërisht këta që po punësojnë pa kritere familjarët e tyre në PTK, janë falimentuesit e kësaj kompanie, dikur fitimprurëse, të cilët në anën tjetër shesin moral për gjendjen e vështirë në të cilën ndodhet kjo kompani. Edhe përkundër të gjitha këtyre punësimeve militanteske dhe klienteliste, puro joligjore, në kohën kur Telekomi është në krizë të thellë financiare dhe në prag të falimentimit, Prokuroria e Shtetit vazhdon të heshtë!”, potencoi Zeqa.

“ Është e dukshme që po synohet që të bankrotohet qëllimshëm PTK-ja, në mënyrë që ajo t’i ‘falet’ pastaj ndonjë kompanie të lidhur me pushtetarët. Janë shifrat, ato që flasin më mirë sesa fjalët. Sipas një raporti zyrtar të Telekomit, 234 persona janë punësuar në periudhën shkurt 2018-mars 2019. Kudo në vendet e rajonit dhe Evropë (përveç në Kosovë), në situata krizash shkurtohen vendet e punës, tek ne po ndodh e kundërta, rritja enorme e tyre. Ata që dikur kritikonin të tjerët, tani vetë po e shkelin ligjin me të dyja këmbët dhe zhvatin buxhetin duke keqpërdorur pushtetin e kapur”, tha Zeqa për “Kosova Sot”.

Qarri:Bedri Istrefi po akuzohet si pion i politikës

Analisti politik Gani Qarri mendon se subjektet politike në qeverisjen e vendit janë në stres të pritjes për rrëzimin e Qeverisë dhe të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, prandaj kanë filluar fushatë masive të punësimit, kudo që munden për klientelën e tyre. Sidomos Telekomi i Kosovës është bërë VATRA e pashtershme e abuzimeve, korrupsionit dhe krimit të organizuar, ku po ashtu pa asnjë procedurë dhe asnjë nevojë, punësohen familjarët e pushtetarëve.

Madje, në kulm të krizës dhe para falimentimit të këtij ish- gjiganti manipulativ dhe fitimprurës të mbipunësimeve, u bë punësimi edhe i djalit të Muharrem Nitajt, Genc Nitaj, bashkëshortit të Donika Kadaj-Bujupit, vjehrrit të Mërgim Lushtakut, si dhe shumë të tjerëve, të cilët nuk kanë më fytyrë të kritikojnë dikë tjetër, kur vetë shkelin ligjin me të dyja këmbët”, u shpreh ai. “Për aq më tepër, habit fakti se si ka mundësi që gjithë këto punësime militanteske dhe klienteliste, puro joligjore të mos i hetojë Prokuroria edhe në këtë kohë kur vetë Telekomi është në krizë financiare dhe drejt falimentimit përfundimtar.

Përkundrazi, përderisa Telekomi përdoret për rehatimin e të gjithë militantëve dhe familjarëve të pushtetarëve të kriminalizuar, Prokuroria e kapur nga politika vazhdon vetëm të HESHT”, vijoi më tej Qarri. “Krijohet përshtypja se me vetë lejen e Prokurorisë dhe Gjyqësorit të kriminalizuar, të gjitha këto keqpërdorime po i implementon kryeshefi i ri ekzekutiv Bedri Istrefi, por edhe ish-drejtori Gent Begolli, i cili jo vetëm se gjatë gjithë kohës ka abuzuar me punësime joligjore, por dyshohet edhe për shumë keqpërdorime të bëra gjatë periudhës së qëndrimit të tij në PTK.

Madje, kryeshefi i ri ekzekutiv, Bedri Istrefi po akuzohet hapur nga analistët se nuk është asgjë me shume sesa një pion i politikës, dorë e zgjatur për abuzime dhe i dërguar enkas për ta falimentuar përfundimisht PTK-në, në mënyrë qe ajo t’u ‘falet’ Devollëve të tejkriminalizuar, me te cilët, pak kohë më parë u takua edhe zyrtarisht kryeministri Haradinaj”, tha Qarri për “Kosova Sot”.

Eco Higjiena

Badallaj: po të kishte vërtet Prokurori këta moti do të ishin të burgosur dhe jo të bëhen supermilionerë

“Kam thënë disa herë se mjerisht pushtetin e kanë kapur hajnat,banditët, mafio-oligarkët e nëntokës kriminale që aspak, ama aspak nuk punojnë për interesa të shtetit dhe të qytetarëve të saj dhe kjo po vërtetohet. Kryebanditëve mjerisht u ka rënë në dorë dhe u ka rënë hise që të bëjnë si të duan, të mos respektojnë as ligjet dhe as Kushtetutën,por këta kryebanditë janë mbi ligjet dhe kur të duan i shkelin ato dhe nuk i japin pesë para. Në dikasteret kryesore, aty ku ka para më së shumti, pikërisht këta kryebanditë i punësojnë anëtarët e familjes,por këta kryebanditë veprojnë edhe më keq, për të punësuar ndonjë të largët marrin para të majme, përndryshe nuk do të ketë mundësi askush të punësohet.

Pra, shikoni se si i punësojnë të afërmit e tyre dhe nuk i japin pesë para, se mos të flasim për skuqje për këta të pafytyrët dhe merreni me mend soji i asaj Donikës, Nitajt dhe atyre supermilionerëve që para lufte nuk kishin domate për të ngrënë, ata të Lushtakëve të Drenicës, pa pikë turpi punësojnë familjarët dhe dalin dhe lehin kundër të tjerëve paturpësisht… Dhe, një gjë tjetër nuk është për të habitur fare se këta janë të lidhur ngushtë edhe me ata kryebanditët e këtij dikasteri, si Bedri Istrefi, me atë të mëparshmin Gent Begolli, që kanë bërë hata dhe po bëjnë akoma, dhe po të kishte vërtet Prokurori këta moti do të ishin të burgosur dhe jo të bëhen supermilionerë duke vjedhur shtetin deri në palcë”, theksoi Badallaj për “Kosova Sot”.

Burjani: Shteti, ky punëdhënës partiak

Sipas analistit politik Blerim Burjani, shifrat e punësimeve politike e klienteliste nga koalicioni PAN nëpër ndërmarrje të ndryshme janë alarmante, dhe me prapaskenë të përgatitjes së terrenit elektoral, nëse lejojnë ndërkombëtarët.

“Ky trend po rritet, si trend i punësimeve, edhe pse ende nuk ka sinjale për zgjedhje të jashtëzakonshme, dhe si i tillë ka filluar prej fillimit të këtij mandati. Në këtë fushë koalicioni PAN ka mbërri veç në tremujorin e parë të kësaj Qeveri të punësojë mbi 1000 veta, e deri më tash PAN-i ka arritur të punësojë mbi 4500 persona nëpër ndërmarrje publike, derisa kaq të punësuar nuk arrin të bëjë as në sektorin privat, që duhet të jetë promotor i zhvillimit të vendit.

Pra, këta kanë bërë punësime kudo, kanë bërë nëpër kompani të sigurimeve, nëpër universitete, KEK, Aeroport, në Vala, e kanë futur nën kontroll të thellë edhe Agjencinë për Privatizim, Postën dhe Telekomin. Kështu që, ky koalicion vetëm sa ka shpërdoruar maksimalisht buxhetin e shtetit, duke rrezikuar edhe paratë e rezervave publike, me shpenzime pa asnjë arsyetim, edhe pse me ligj dihen se ku duhet shpenzuar”, tha Burjani për “Kosova Sot”.

Guraziu: keqpërdorimet po i mundwson kryeshefi i ri ekzekutiv Bedri Istrefi, sikurse para tij ish-drejtori Gent Begolli

Analisti politik Ragip Guraziu konsideron se kur është fjala te kapja e institucioneve përmes punësimeve politike e familjare, nuk dallojnë as pozita dhe as opozita. “Sikurse subjektet politike në pozitë, edhe ato në opozitë janë të korruptuara me hajni dhe me hajninë e tyre të përditshme vetëm do ta dërgojnë Kosovën deri në fund të pusit. Le të shihet rasti konkret dhe më i freskët, që na doli këto ditë se si është bërë, sidomos Telekomi i Kosovës, një nga vatrat kryesore të abuzimeve, korrupsionit dhe krimit, ku po ashtu pa asnjë procedurë dhe pa asnjë nevojë punësohen familjarët e pushtetarëve, siç ishte rasti i punësimit të djalit të Muharrem Nitajt, Genc Nitaj, bashkëshortit të Donika Kadaj-Bujupit, vjehrrit të Mërgim Lushtakut, si dhe shumë të tjerëve.

Ky është edhe një turp i radhës. “Definitivisht po shihet hapur se Telekomi po përdoret si ndërmarrja kryesore për rehatimin e të gjithë militantëve e familjarëve të pushtetarëve të kriminalizuar, dhe Prokuroria vetëm po hesht sikur andej nuk po ndodh asgjë, edhe pse po i lejon dhe mundëson të gjitha këto keqpërdorime kryeshefi i ri ekzekutiv Bedri Istrefi, sikurse ish-drejtori Gent Begolli, i cili gjatë gjithë kohës ka abuzuar me punësime joligjore, por dyshohet edhe për shumë keqpërdorime të bëra gjatë periudhës së qëndrimit të tij në PTK, si edhe shumë të tjerë para tij”, tha Guraziu për “Kosova Sot”. Pyetjet lidhur me këtë temë i janë dërguar edhe Telekomit të Kosovës, respektivisht kryeshefit të ri ekzekutiv, Bedri Istrefi, dhe Prokurorisë Speciale, por nuk kanë kthyer përgjigje.

Klientela uzurpoi institucionet

Edhe qytetarët e anketuar nga Gazetari akuzojnë politikën se po u pamundëson kuadrove të mirëpërgatitura që të gjejnë punë në profesionin e tyre. Kështu tha për “Kosova Sot” edhe qytetari Reshat Salihi, sipas të cilit jo vetëm Telekomi, por nuk ka institucion publik dhe ndërmarrje që nuk është okupuar nga klientela e ngushtë partiake politike e familjare. “Këtu, çka është duke ndodhur në Kosovë rreth punësimeve është një turp shumë i madh. Secili njeri nga politika çon nga katër- pesë veta e më shumë kudo nëpër institucione të ndryshme, nëpër organizata punuese, për t’i punësuar njerëzit e vet e dikush nuk e ka asnjë të punësuar dhe nuk dihet si ia del të mbijetojë. Kështu po veprohet në të gjitha institucionet, duke filluar nga Posta dhe Telekomi i Kosovës, nga të gjitha institucionet qeveritare e deri te institucionet shëndetësore.

Nëse shkoni në spitalet tona në QKUK- gjenden deri në 7-8 veta familjarësh të punësuar, të gjithë me mbiemra të njëjtë, sepse nuk kanë si i ndryshojnë ata. Madje, aty po bëhen punësime me e pa konkurse, po bëhen transfere kujt si t’i teket dhe avancime, madje fare të pavlerësuara e të pamerituara. Lidhjet klienteliste e politike në QKUK anashkalojnë për avancim dhe transfer profesional punëtorët meritorë me përvojë deri në 30- vjeçare dhe i dërgojnë të afërmit e tyre, që nuk është gjë tjetër veçse familjarizim dhe nepotizëm i thellë që nuk kontrollohet nga askush, e as Prokuroria e Shtetit nuk merret me këto raste. Po kaq gjendje alarmante po konstatohet dhe po raportohet se është edhe në Telekomin e Kosovës, i cili po shkon drejt shkatërrimit dhe falimentimit”, theksoi Salihi për “Kosova Sot”.

Kështu mendon edhe Nefi Miftari, i cili thotë se, edhe pse ka konkurruar disa herë për një vend punë, nuk i është dhënë mundësia të gjejë punë në institucione publike. “Unë për vete kam punuar privat në disa vende të ndryshme, por nuk kam arritur asnjëherë të gjej punë në institucionet publike të shtetit. Jam prind i tre fëmijëve dhe aktualisht jam i papunë, por iu falënderohem miqve dhe shokëve që më ndihmojnë dhe nuk lejojnë që derisa të gjej ndonjë punë sezonale të heq keq për veten dhe familjen. Tani veç po shihet se si këta po i punësojnë njerëzit e vet, këta të politikës, gjithandej nëpër vende të ndryshme pune, nëpër institucione publike, por po na pamundësohet neve që nuk jemi militantë politikë që të gjejmë një punë të tillë, më stabile dhe afatgjatë.

Është për keqardhje që këta kur kanë nevojë për vota dalin e na premtojnë të gjithëve, pa dallim, për zgjidhje të shpejtë të problemit të papunësisë, për secilin që iu jep votën, por kur po vijnë në pushtet as që duan të dëgjojnë për neve qytetarët e thjeshtë. Po i punësojnë njerëzit e tyre të afërt dhe familjarët, po i zgjedhin ata të rrethit të ngushtë që kanë më shumë interesa. Ne u japim votat, por kur shkojmë për t’u ankuar për një punë, as që pranojnë të flasin me ne”, u shpreh Miftari. Sipas tij, po shihet tani se si e kanë shndërruar në kompani punësimi politik edhe Telekomin e Kosovës, edhe Postën, edhe bordet e ndryshme të ndërmarrjeve publike, kurse një qytetar i thjeshtë as vozitës dhe as rojtar nuk mund të punësohet pa e pasur dikë të afërt nga politika.

(Kosova Sot)