Uji Dea

Telefonata për Kurtin nga Amerika, Chollet tregon se kërkoi shtyrjen e gjobave për targat

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Këshilltari Special i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka njoftuar për telefonatën që ka zhvilluar në orët e vona të së premtes me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin.

Siç ka shkruar Cholllet, me Kurtin kanë biseduar për shmangien e ndonjë eskalimi të radhës me kërkesën konkrete për shtyrjen e gjobave për targat, për mbajtjen hapur të derës për kthimin e serbëve në institucione dhe në foksusimin në dialogun për normalizim që Chollet thotë se është rruga më e mirë për integrimin e Kosovës në instancat Euro-Atlantike, raporton Express.

“Ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albi Kurti për shmangien e përshkallëzimit të mëtejshëm: shtyrja e gjobave të targave, mbajtja e derës së hapur për kthimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe fokusimi në dialogun për normalizim me Serbinë = rruga më e mirë për avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës”, ka shkruar Chollet.

Mobi Casa

Lidhur me telefonatën e marrë nga Chollet ka treguar edhe kryeministri Kurti, megjithatë s’e ka përmendur kërkesën për shtyrjen e gjobave për targat.

“Bisedë e sinqertë dhe e rëndësishme telefonike me nënsekretarin e shtetit Derek Chollet për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje të plotë të normalizimit me Serbinë në qendër të njohjes reciproke, me fokus situatën e sigurisë në Kosovë së bashku me sundimin e ligjit”, ka shkruar Kurti./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.