ARKATANA

Tekstet mësimore kthehen mbrapa në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Serbia ka kthyer për në Kosovë tekstet mësimore që kanë qëndruar në terminalin doganor të Preshevës prej datës 9 shtator 2015.

Këto tekste ishin dedikuar për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës dhe ishin donacion i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së qeverisë së Kosovës.

Për të kundërshtuar kthimin e librave në Kosovë, në fshatin Konçul, që gjendet afër kufirit, u organizua një protestë, ku protestuesit mbajten rrugën të bllokuar për një kohë, por më pas ata e liruan atë, bëjnë të ditur burimet e portalit Titulli nga ky fshat.

Uji Dea

Në protestë ishte edhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, i cili theksoi se tekstet duhet të shkojnë në duar të nxënësve e jo të kthehen në Kosovë.

“Ne kërkojmë nga Republika e Kosovës që asnjë tekst mësimor nga Republika e Serbisë të mos përdoret në Kosovë”, tha Musliu.

Kohë më parë, një protestë për zhbllokimin e teksteve u organizua edhe para terminalit doganor në Preshevë, por këto protesta nuk dhanë rezultate, pasi Serbia nuk po lejon përdorimin e teksteve nga Kosova./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.