ARKATANA

Tek “Dheu i Bardhë” dhe “Merdare” kapen 20 kilogram substancë narkotike

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në dy raste të ndara arrestohen tre persona dhe konfiskohen mbi 20 kg substancë narkotike e dyshuar e llojit marihuane. Pas kontrollit të veturës janë gjetur 17 paketime substancë narkotike e dyshuar të jetë e llojit marihuane me peshë të përgjithshme 10 kg e 177.8 gram. Me vendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore në Gjilan, të dyshuarit i është lëshuar vendimi mbi ndalim prej 48 orëve.

Pas informatës dhe dyshimit të bazuar për transportimin e substancave narkotike nga Kosova për në shtetet perëndimore, Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotik në bashkëpunim me zyrtarët policor të Pikës kufitare, Dheu i Bardhë, në pikë kalimin kufitar Dheu i bardhë, rreth orës 08:00, kanë ndaluar një veturë “Mercedes” në të cilën kishte qenë drejtuesi S.B. i lindur më 1977 me kombësi turke thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Pas kontrollit të veturës janë gjetur 17 paketime substancë narkotike e dyshuar të jetë e llojit marihuane me peshë të përgjithshme 10 kg e 177.8 g.

Veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit i cili ka dalë në vendin e ngjarjes.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore në Gjilan, të dyshuarit i është lëshuar vendimi mbi ndalim prej 48 orëve.

GRANDEMALL

Po ashtu Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotike në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe njësitin K9, të njëjtën ditë me 22.03.2014 rreth orës 08:00, në pikë- kalimin kufitar në Merdare ka ndaluar një autobus nën dyshimin se në të gjendet substancë narkotike.

Pas kontrollit në autobus, në një çantë ishin gjendur 19 paketime substance narkotike e dyshuar të jetë e llojit marihuane me peshë të përgjithshme 10 kg e 566. 3g.

Substanca narkotike ka qenë ne pronësi të personit të dyshuar H.M. lindur më 1977 me dyshtetësi
(kosovare dhe serbe), i cili ka qenë në autobus dhe është arrestuar nga policia.

Më vonë rreth orës 12:00, nën dyshimin për përfshirje në rastin e njëjtë është arrestuar edhe personi G.G. lindur më 1990 shtetas i Kosovës.

Me vendim te Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë të dyshuarve ju është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme hetimore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.