RajoniPress08:24, 14 Prill, 2017 | 10 vjet më parë
/ 1 minutë lexim
Poezi nga Sabit Rrustemi kushtuar Agim Ramadanit
Kur shpirti përplaset dallgëve
Mes kohës det e detit kohë
E lot i njelmtë përcëllon plagëve
Frymë s’mund ngopesh asnjë trohë
Këngën time ti kujto
Atë varg jete me pak lumturi
Mua lermë anash më harro
Tek ajo ëndërr e ëmbël dashuri