KKGJILAN

Tejkaloi shpejtësinë, kundërvajtësit i merret patentë shoferi dhe gjoba në vlerë të 300 eurove

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e katër (104) km/h.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan në kuadër të zbatimit të Planit Operativ “Siguria në trafikun rrugor” me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut e me theks të veçantë atyre me fatalitet, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në fshatin Miresh, rruga Gjilan – Kamenicë.

UBT

Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e katër (104) km/h.

Ndaj këtij kundërvajtësi zyrtarët policor kanë shqiptuar gjobën në vlerë prej treqind (300) euro dhe e kanë konfiskuar patentë shoferin njoftoi policia e Gjilanit./rajonipress/