RCCOLA

Tejkalim në vijë të plotë, kundërvajtësit i shqiptohet gjoba, dhe masa e ndalimit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Ndaj këtij kundërvajtësi është shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj.

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësiti i komunikacionit rrugor, kanë identifikuar një kundërvajtës i cili duke drejtuar automjetin e tij në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë, shihet duke bërë tejkalim në vijë të plotë dhe njëkohësisht bënë tejkalimin e tri veturave, me të cilin veprim rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe bie ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor.

UBT

Ndaj këtij kundërvajtësi është shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj njoftoi Ismet Hashani./rajonipress/