Fundamenti

Tejkalim në vijë të plotë, gjobitën dy vozitës

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, falë bashkëpunimit me media dhe qytetarë, në E-mail adresën zyrtare të Policisë së Kosovës ka pranuar një video incizim në të cilin shihen dy vozitës duke drejtuar automjetet e tyre në aksin rrugor Gjilan – Prishtinë, kanë tejkaluar në vijë të plotë me të cilin veprim kanë rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe kanë rënë ndeshë me rregullat e trafikut.

Mobi Casa

Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikoj të dy kundërvajtësit ndaj të cilëve ka shqiptuar gjoba për secilin veç e veç në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, shqiptuar nga dy (2) pikë negative dhe ndaj që të dy kundërvajtësve ka shqiptuar masën mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit në afat prej tre (3) muaj njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/