Fundamenti

Tejkalim i shpejtësisë, kundërvajtësit i merret patentë shoferi për një vit

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan në kuadër të zbatimit të Planit Operativ “Siguria në trafikun rrugor” me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut e me theks të veçantë atyre me fatalitet, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në rrugën Gjilan-Kamenicë.

Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e trembëdhjetë (113) km/h.

UBT

Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej pesëqind (500) euro, konfiskuar patentë shoferi me masa e përkohshëm e ndalim vozitjes në afat prej një (1) viti dhe pesë (5) pikë negative.