Mobi Casa

Tejkalim i shpejtësisë, kundërvajtësit i merret patentë shoferi

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, konfiskuar patentë shoferi me masën e përkohshme e ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj dhe tri (3) pikë negative.

Drejtoria rajonale e policisë Gjilan, njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan në kuadër të zbatimit të Planit Operativ “Siguria në trafikun rrugor” me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut e me theks të veçantë atyre me fatalitet, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në fshatin Miresh rruga për Kamenicë.

Hidromorava

Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e tre (103) km/h.

Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, konfiskuar patentë shoferi me masën e përkohshme e ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj dhe tri (3) pikë negative njoftoi Ismet Hashani./rajonipress/