RCCOLA

Teatri i qytetit të Gjilanit lidhet edhe me emrin dhe talentin e Bedrije Rexhepit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Bedrije Rexhepi aktore dhe këngëtare nga Malisheva e Gjilanit do të nis rrugëtimin e saj qysh në vitin 1975. në një bisedë për rajonipress Bedrija flet për karrierën e saj, për rolet e bukura që i luajti përkrah aktorëve të njohur, për këngët dhe tekstet e shfaqjeve për të cilat thotë se ende i din përmendësh, për jetën në Kanada dhe për shumëçka tjetër që nuk e keni pasur të njohur.

Aktore dhe këngëtare, për disa vite radhazi Bedrije Rexhepi do të jetë zëri, talenti, bukuria dhe emri që lidhej me veprimtarinë e Teatrit të qytetit të Gjilanit, qysh nga viti 1975, kohë kjo kur Bedrije Rexhepi edhe starton me shfaqje përkrah aktorëve të njohur si Jashar Shahiqi, Sabedin Shahiqi, Muharrem Sylejmani, Ruzhdi Mehmeti, Naser Zymberi, Mejreme Berisha, Shpresa Vokshi Hajdari, Xhevahire Murtezi etj.

Por si i kujton ato vite dhe atë kohë Bedrije Rexhepi dhe çfarë thotë tani për atë periudhë të artë të gjeneratave të reja. “Unë teatrin dhe muzikën i kam dashtë qe nga fëmijëria dhe jam marr me to. Pastaj u inkuadrova në Teatrin e qytetit për disa vite me radhë” shprehet ajo.

Bedrija e lindur në Malishevë të Gjilanit, e martuar në Përlepnicë për krijuesin e njohur Zeqirja Rexhepin do të luaj në disa shfaqje, për të cilat thotë se i kanë mbetur në zemër e kujtesë gjatë. “Kam filluar me shfaqje qysh në vitin 1975 edhe atë me shfaqjen “Dasmë në luftë” në regji të Muharrem Shahiqit, pastaj “Kryet e hudrës” në regji të Muharrem Shahiqit dhe “Banesa e përbashkët” po ashtu në regji të Muharrem Shahiqit, që gjithmonë i mbaj në zemër dhe ende i di tekstet” shton Bedrija.

Bedrije Rexhepi thotë se grupi e artistëve që kanë luajtur ishin si një familje dhe kemi kaluar bukur. “Atë kohë ka qen e vështir të merresh me artë sepse ishim vetëm katër femra: Xhevahire Murtezi – Shahiqi, Mejreme Berisha, Shpresa Vokshi – Hajdari dhe unë” kujton Bedrija.

UBT

Bedrija veqon aktorët që krijonin një shoqëri të mirë e që atmosfera bëhej edhe më e mirë dhe më e bukur duke nisur nga : Jashar Shahiqi, Sabedin Shahiqi, Muharrem Sylejmani, Ruzhdi Mehmeti, Naser Zymberi, Hasan Bunjaku, Nexhmedin Ymeri dhe Ramadan Agushi. etj

Ajo ka fjalë të mira për regjisorin Muharrem Shahiqi. “Ishte dhe mbetet person i pazëvendësueshëm, artist dhe regjisor shumë i mirë dhe i afërt me të gjithë, sillej si të ishim fëmijët e tij” kujton Bedrija.

Bedrije Rexhepi ndryshe jeton në Kanada bashkë me familjen dhe bashkëshortin Zeqirja Rexhepin një krijues dhe piktor me përmasa ndërkombëtare dhe është nëna e këngëtares së madhe Tringa Rexhepit.

Ndryshe ajo është stiliste dhe ka biznesin e saj me emrin “Hair By Bea”./rajonipress/