ARKATANA

Teatri “Adriana” i Ferizajt me shfaqje që nderon “Talian e Flakës 2021”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në mbrëmjen e tretë të Festivalit të Dramës Shqipe “Talia e Flakës 2021” është dhënë shfaqja “Kontrolli dhe Makina e Dashurisë” me tekst dhe regji të Besim Ugzmajlit e ku janë paraqitur aktorë nga Teatri “Adriana” nga Ferizaj.

Në këtë shfaqje, që ka ngjallë kërshërinë e publikut gjilanas, i cili ka shfaqur interesimin e madh edhe në kohë pandemie, aktorët që kanë luajtur në skenë kanë treguar një paraqitje të mrekullueshme, duke dëshmuar se janë mishëruar me rolet, e ku pati edhe efekte vizuele të veçanta brenda shfaqjes.

Bartës të roleve ishin Mevlan Saraçi, Uratë Shabani, Valdrin Osmani, Blin Sylejmani, Dardanë Mehmeti, Gresë Gashi, Sherif Bega, Milot Salihu, Jajush Ramadani, Kushtrim Emërllahu, Leonora Hasani, Kushtrim Ugzmajli.

Fundamenti

Ela dhe Oso kanë vendosur të martohen, ata kuptojnë se duhet të kalojnë disa teste të rëndësishme, të cilat ia mundësojnë martesën. Ela dhe Oso, duhet t’i nënshtrohen testeve të doktor Guan, i cili shoqërohet nga Personi dhe nga Zaza. Dr. Guan ka dizajnuar një institut, i cili teston në mënyra të ndryshme çiftet që kanë vendosur të martohen. Testet që vërtetojnë dashurinë e Elës me Oson vetëm sa shkojnë e komplikohen.

Ngjarja si e tillë, vë në dyshim të gjithë moralin dhe vlerat njerëzore me të cilat shoqëria e sotme funksionon, shpërblehet apo sanksionohet nga normat që janë vendosur prej kohësh.

Në mbrëmjen e radhës do të paraqitet Teatri “Avdush Hasani” nga Podujeva me shfaqjen e punuar nga bashkëregjisorët Emin Emini e Agron Gërguri, sipas tekstit të dramatizuar të Ismail Kadaresë “Kush e solli Doruntinën”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.