FIDANISHTJA

Të vetmuar e të vetëm, por sërish nuk e harrojnë dhe nuk e braktisin vendlindjen

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Idriz Rexhepi së bashku me bashkëshorten edhe pse i kanë tetë fëmijë, ata kanë mbetur të vetëm. Po jetojmë me kujtimet e jetës duke e lutur zotin që të jemi mirë me shëndet. Vendlindja Muçibaba më jep ajër, frymë e vullnet për të jetuar në brezin kufitar shprehet Idrizi.

Qifti Rexhepi nga Muçibaba të dielën janë ulur rrëzë një shpati në vendlindjen e tyre në Muçibabë për të kujtuar kohët e largëta, jetesën dhe kushtet në fshat. Jetën e mirë e herë herë me vështirësi e mundime të shumta.

“Ku mos me mendue, e qysh mos me u mërzitën, kur tetë fëmijë i kemi dhe të gjithë i kemi jashtë. E rëndë është boll për ne, po kur po dali në fshat, e po rri e buj një natë, po më largohet mërzia dhe po marrë frymë më shlirë” nis rrëfimin e tij Idrizi, i cili tashmë ka hyrë në të 70-tat.

Fundamenti

“Jemi mbet vetëm unë me bashkëshorten dhe po mundohemi me jetue me kujtimet e jetës që kemi përjetue këtu në fshat. Veç e lus zotin të jemi me shëndet të mirë” shton Idrizi.

Idriz Rexhepi ashtu në mendime dhe duke shprehur mërzinë për familjarët dhe për vendin që po braktisët thotë se asnjëherë se ka menduar largimin nga fshati.
“Tani i kemi rrugët dhe deri diku i kemi edhe kushtet, po njerëzit nuk i kemi, nuk kemi me këndë të flasim e ta kalojmë kohën, po mua më gëzon veç ajri e natyra e bukur. E dua këtë vend, këtë peizazh që veç zoti e ka falur, e dua çdo gjelbërim e krisëm të pushkës kur dëgjohet najhere” shpërthen Idrizi.

Rexhepi ka një lutje për të gjithë ata që e kanë braktisur vendlindjen. “Kudo që shkoni mos e harroni vendlindjen, ajo që është e huaja kurrë e jotja nuk bëhet. Kthehuni dhe investoni këtu se këtu i keni të parët e juaj” përfundon Idriz Rexhepi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.