KKGJILAN

Të vërtetat e miteve lidhur me alergjitë

/ 2 minuta lexim

Me ndryshimin e stinëve alergjitë që shfaqen janë të shumta. Tështima, të kruara… secila ka simptomat e veta. ja disa informacione që duhet t’i dini. Vitamina C mund t’i ndihmojë personat alergjike.

Një sasi e madhe vitamine C mund të pakësojë nivelin e histaminës në trup, por kujdes nëse mendoni të konsumoni fruta si mollët, bananet, pjeshkë apo dardhat, ato mund të shkaktojnë alergji të tjera. Preferojini ato të pjekura për 10 minuta në mikrovale dhe hiquani lëkurën.

Duke pasur një qen hipoalergjik nuk duhet shqetësuar

Edhe pse disa lloje qensh mund të quhet hipoalergjike, studimet thonë se mund të prekeni nga alergjitë. Lajini shpesh duart me ujë të ngrohtë dhe sapun pas çdo përkëdheljeje të tij.

Mobi Casa

Alergjitë vijnë si pasoje e një ambienti jo teë pastër

Mos e shkundni me themeli gjithmonë shtëpinë sepse nuk është e vërtetë që nëse jeni alergjike vjen ngaqë ambienti nuk është i pastër. Kjo është një ide e gabuar. Duke u bërë maniake pastërtie mund të largoni edhe disa përbërës që forcojnë sistemin imunitar.

Beni shpesh dush

Është ide e gabuar ajo që thuhet se kur hyni në shtëpi duhet të bëni dush gjithmonë për të larguar ndotësit që keni marrë jashtë. Lagështia dhe ngrohtësia shpesh thithin mikrobet dhe shkaktojnë alergji.