FITORJA

Të veprohet me urgjencë në luftimin e trafikimit me narkotikë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku, të martën ka mbajtur takim me zyrtarët përgjegjës policor, të Sektorit për hetimin e trafikimit me narkotikë, në Gjilan.

Ky takim kishte për qëllim diskutimin dhe hartimin e planit të veprimit, për luftimin, parandalimin dhe zbulimin e kryerësve, të cilët janë të inkriminuar në veprat penale, që lidhen me substanca narkotike.

Kryeprokurori Maloku, theksoi se duke pasur parasysh se në regjionin e Gjilanit, kjo dukuri negative ka shënuar rritje, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka caktuar prokurorin Shefik Memeti – koordinator, për hetimin e rasteve të kësaj natyre.

ARKATANA

Në këtë takim, pjesëmarrësit u koordinuan, që për këto raste të veprohet me urgjencë, e sidomos kur janë të përfshirë recidivistët dhe me prioritet të veçantë të trajtohen rastet, në të cilat janë të përfshirë të miturit, pasi që situatë alarmante është përdorimi i mjeteve narkotike nga nxënësit, nëpër objektet shkollore.

Në fund të takimit, pjesëmarrësit e vlerësuan lartë bashkëpunimin reciprok, duke potencuar se në bazë të këtij koordinimi, do të tejkalohen vështirësitë, në drejtim të luftimit dhe parandalimit të kësaj dukurie, duke shprehur bindjen se takimet e tilla, do të ofrojnë rezultate konkrete./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.