United Hospital

Të vendosur për ta asfaltuar rrugën Muhoc – Zarbicë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në lagjen Zabeli i Sahit Agës, të dielën është mbajtur takimi i banorëve të fshatrave të Malësisë së Bujanocit: Zarbicë, Priboc, Ramabuqë, Suharrën e Novosellë.

Në takim morën pjesë një numër i konsiderueshëm i banorëve të ndjekur e të shpërngulur nga këto fshatra. Po ashtu, takimin e nderuan dhe e përshëndetën Ministri i Shëndetësisë në Republikën e Kosovës Imet Rrahmani, Drejtori i Drejtoratit për Ndërtim i komunës së Bujanocit, Agim Haliti, drejtori i Departamentit për Shërbime Publike dhe Veprimtari Shoqërore, Bajramali Fejzullahu, drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Gjilan Fejzullah Fejzullahu, kryetari i Bashkësisë Lokale të Zarbicës, Selami Bajrami, biznesmen, profesor etj.

Agim Haliti pasi tregoi, përafërsisht sa do të kushtojë asfaltimi i rrugës, premtoi se komuna do ta kryejë obligimin e vet që i takon, vetëm le të grumbullohen 30 përqindëshi nga komuniteti. Qytetarët e shumtë gjatë debateve dhanë idetë e veta dhe të gjithë premtuan se do të ndihmojnë gjithsesi këtë projekt me shuma të caktuara të mjeteve financiare sipas mundësisë që kanë.

United Hospital

Pas debateve të shumta e të hapura, unanimisht u vendos që asfaltimi i rrugës Muhoc – Zarbicë nuk duhet diskutuar më, por duhet të fillohet sa më parë.

Në vazhdim, nga propozimet e vetë të pranishmëve u formua Këshilli për asfaltimin e rrugës Muhoc-Zarbicë. Propozimet ishin gjithëpërfshirëse, përkatësisht nga secili fshat i Bashkësisë Lokale të Zarbicës. Po ashtu u propozua që Këshilli të ketë edhe anëtarët nga Diaspora./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.