Uji Dea

“Të vdekurit mbajnë zi për atdheun” shfaqja më e mirë e Festivalit të Dramës “Talia e Flakës”

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Me prezantimin e shfaqjes së Teatrit Kombëtar të Kosovës “Të vdekurit mbajnë zi për atdheun” është mbyllë edicioni i sivjetmë i Festivalit të Dramës Origjinale Shqipe “Talia e flakës 2021”.

Adhuruesit e artit skenik patën rastin që për pesë net me radhë të shohin pesë shfaqje të ndryshme që i sollën, nikoqiri, Teatri i Qytetit të Gjilanit, Teatri “Muharrem Qena” nga Mitrovica, Teatri “Adriana” nga Ferizaj, Teatri “Avdush Hasani”, nga Podujeva, si dhe “Teatri Kombëtar i Kosovës.”

Juria Profesionale e Festivalit në përbërje: Alban Shahiqi, Shkëlzen Berisha dhe Albana Muja, kanë vlerësuar shfaqjet/prurjet e këtij festivali si në vijim:

Me çmimin kryesorë, “Shfaqja më e mirë e festivalit” është nderuar Shfaqja “Të vdekurit mbajnë zi për atdheun”, prodhim i TKK-së .

Juria vlerësuese ka vendosur edhe për çmimet tjera, si në vijim:
Skenografia më e mirë – Bekim Korça për dy shfaqje: “Të vdekurit mbajnë zi për atdheun” dhe “Makina e Dashurisë”

HW

Çmimi “Prurje e re” i ka takuar regjisorit Besim Ugzmajli, për kompozim regjisorial në shfaqjen “Makina e dashurisë”, produksion i Tetarit “Adriana” nga Ferizaj.

Aktorja më e mirë sipas vlerësimit të jurisë është shpallur Arta Selimi për rolin e saj në shfaqjen e natës finale “Të vdekurit mbajnë zi për atdheun” nga Teatri Kombëtar i Kosovës, ndërsa çmimi “Aktori më i mirë” i ka takuar Gani Rrahmani, për rolin e tij në shfaqjen e teatrit nikoqir, atij të Gjilanit, “Kosovo for dummies”.

Çmimi “Regjia më e mirë” i është ndarë Erson Zymberit, për regjinë në shfaqjen fituese “Të vdekurit mbajnë zi për atdheun”, nga TKK-së.

Përndryshe, ndarja e çmimeve ka shënuar edhe fundin e edicionit të këtij viti të Festivalit të Dramës Shqipe “Talia e Flakës 2021”, ndërsa rrjedha e Manifestimit do të vazhdojnë më 28 janar, kur mbahet Festivali i këngës për fëmijë “Xixat e Flakës”, ndërsa në ditën e fundit, më 31 janar, zhvillohen dy aktivitete – Ora e madhe letrare “Pena e Flakës”, ku shpallen edhe rezultatet e Konkursit Letrar në prozë e poezi, si dhe Festivali i Këngës Popullore “Fest Flaka 2021”, e cila këtë edicion nuk do të ketë karakter garues./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.