Te Unitedi nuk ka vend për Januzajn, pritet largimi i tij
Konkurrenca e madhe në skuadrën e Manchester Unitedit mund të jetë shkas që mesfushori kosovar, Adnan Januzaj, të largohet gjatë afatit kalimtar të verës.Ai pritet të huazohet në ndonjë skuadër tjetër ku do të mund të ketë hapësirë më të madhe.
“Në rolin ku ai aktivizohet, konkurrentë ka Memphis Depayn, Ashley Youngun, Angel Di Marian dhe Juan Matan. Pra, Januzaj pritet të huazohet”, shkruan metro.co.uk, ndërsa transmeton koha.net.
Në edicionin 2014/2015, 20-vjeçari nuk gjeti hapësirë nën urdhrat e trajnerit holandez Louis van Gaal.
Mesfushori i përfaqësueses së Belgjikës këtë edicion u aktivizua vetëm në 18 ndeshje në Ligën Premier, edhe atë shumë pak minuta.
Në tetë ndeshje tjera për U-21 të Manchester Unitedit, shënoi pesë gola dhe kontribuoi me katër asistime. /Telegrafi/


