UBT

Të tjerët për punën e Rajonipress: Adresë e besueshme dhe referencë për shumë ngjarje e zhvillime

/ 9 minuta lexim

Gjilan – Rajonipress nga zemra falënderon të gjithë bashkëpunëtorët e sinqertë e të respektuar që për këto vite kanë dërguar lajme, kronika, reportazhe, botime krijuese, ngjarje sportive e kulturore tek ne. Ne mbesim edhe më tutje forca e bashkëpunimit dhe partneritetit me lexuesit korrekt dhe ata që duan të jen të pranishëm në portalin tonë. Si e vlerësojnë punën e RajoniPress, Flamur Hyseni, Qemajl Mustafa, Liridon Llozani, Arben Kurteshi, Nehat Shabani, Jakup Haxhiu, Fadil Osmani, Shaban Shabani, Hysen Ymeri.

Rajonipress për asnjë moment nuk e harron edhe kontributin dhe ndihmën që japin bizneset vendore e që partneriteti me ata vërtet është korrekt e profesional.

Rajonipress ka sjellur dhe ofruar informacione për jetën e qytetarit të rëndomtë. Rajonipress ka goditur dhe do të godas të gjitha ngjyrat e krimit politik dhe ekonomik dhe ka qenë vrojtues i shkeljeve që bëhen nga institucionet publike, duke filluar nga pushteti lokal, gjykatat, policia, prokuroritë dhe kategoritë e tjera institucionale. Lufta kundër korrupsionit, trafikimit të qenieve njerëzore, prostitucionit, krimit të organizuar, ngacmimeve seksuale në vendet e punës, heshtja e dukurive negative, kanë qenë prioritet i veçantë i Rajonipress.

Qemajl Mustafa: RajoniPress ka qenë derë e hapur përherë për të gjithë dhe për të gjitha temat.

Sot, në përvjetorin e 11-të të jetës e të punës së portalit tashmë të mirënjohur e kontributdhënës “Rajonipress”, dua ta uroj sinqerisht për të arriturat e tij. Mediat janë njëri nga “pushtetet” më të fuqishme në zhvillimin e shoqërisë njerëzore kudo në glob. Nëse ato janë të lira dhe demokratike, ato e bëjnë orientimin e drejtë, të shpejtë dhe dinamik të zhvillimit të shteteve e të shoqërive brenda tyre. Rëndësinë e mirëfilltë të informimit të shpejtë dhe të drejtë e njeh vetëm një shoqëri e cila së paku për një periudhë ka jetue në terr informativ, ashtu siç ishim ne kosovarët në dekadën e fundit të shekullit të kaluar.

Mediat edhe kur nuk e bëjnë punën më së miri (për arsyet nga më të ndryshmet) janë të domosdoshme sepse hapin shtigje dhe krijojnë mundësi për debat publik për të gjitha temat e të gjitha çështjet. Mendojeni sikur të ishim pa shumicën prej tyre sot? Sa shumë abuzime e devijime tjera, larg më të mëdha se këto që po na ndodhin sot, kishin me ndodhë nga fuqia e pushteteve e mos me u dijtë e mos me u pa kurrë nga publiku?!

Rajonipress ishte portali i parë në anën tonë i cili ka luajtur rol të veçantë në hapjen, në promovimin e transparencës dhe në emancipimin e përgjithshëm të shoqërisë së Gjilanit dhe të Anamoravës. Ka qenë derë e hapur përherë për të gjithë dhe për të gjitha temat. Edhe për pushtetin lokal e qendror, edhe për opozitën, edhe për ekonominë e për shoqërinë civile të kësaj ane. Hulumtimi i së vërtetës është mision i ndishëm dhe shumë i veçantë. Ajo i spikat të arriturat tona por edhe ngecjet e dështimet. E vërtete ndonjëherë është e hidhur dhe shkakton dhembje por ajo edhe e shëron qëndrueshëm individin, organizimet dhe një shoqëri të tërë.

Sot, në përvjetorin e 11-të të ekzistencës dhe të ecjes së suksesshme të portalit rajonal Rajonipress e ndaj sinqerisht kënaqësinë e urimit dhe të përgëzimit për themeluesin dhe drejtuesin e tij, gazetarin Musa Sabedinin dhe për qindra akterë të tjerë që e ndihmuan këtë nedium në rritën e në zhvillimin e tij deri këtu ku ai është sot. E ndihmuam ne që defiluam në politikbërjen lokale dhe në atë qendrore herë në qeverisje e herë në opozitë.

E ndihmuan të gjitha institucionet kryesisht me transparencë të duhur e me korrektësi. E ndihmuan bizneset dhe ekonomia e rajonit tonē. E ndihmuan vet gazetarët e opinionistët, e ndihmoi shoqëria civile dhe përfaqësimet e shoqërisë anekënd komunës e rajonit tonë.

Dhe krejtë ky komunikim dinamik, i përhershëm dhe kontributëdhënës nuk do të ndodhte pa qasjen e hapur, të barabartë dhe qëllimmirë të vet drejtuesit dhe themeluesit të këtij mediumi, z. Musa Sabedinin.

Mobi Casa

Andaj e meriton përgëzimin tim personal por, besoj, edhe të shoqërisë tonë. Duke e përmbyllur këtë urim timin në cilësinë e ish kryetarit të komunës së Gjilanit, por edhe në cilësinë e një qytetari përherë aktiv në vrojtimin e proceseve, dua që shoqëria e komunës tonë dhe më gjerë të jetë e hapur, me besim të plotë dhe aktive karshi Rajonipress dhe të gjitha mediave tona lokale e nacionale, pa të cilat ajo assesi nuk mund të lëvizë përpara dhe në rrugën e duhur të zhvillimit e të emancipimit të saj kuptimplotë. Gëzuar për suksese edhe më të mira nē vazhdim!

Flamur Hyseni: Urime përvjetori i RajoniPress.com
Si sot, e 11 vite më parë më kujtohet kur është themelu RajoniPress.com, si një medium për kohën e duhur, kur edhe u shfaqën shenjat e para se, po fillonte të mbaronte misioni i gazetës së shtypur, dhe ishte koha e mediumit online dhe shumë të shpejt.
RajoniPress, për këto 11 vite disa here e ka dëshmu se, është shtëpi mediale ndër më të shpejtat dhe më të saktat për ta bërë dhe dhënë lajmin, nga ngjarjet lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ndihem mirë, sepse për këto 11 vite kisha rastin të bashkëpunoj me RajoniPress.com, duke dhënë intervista, shpreh opinione dhe duke botu shkrime autoriale, lidhur me zhvillimet politike dhe juridike në vend.
RajoniPress.com, i dëshiroj jetë të gjatë dhe qëndrueshmëri, guxim dhe profesionalizëm si deri më tani.

Liridon Llozani: Prania e mediave të fuqishme në Prishtinë dhe koncentrimi në tema kryesisht nacionale, shpesh herë shpërfaq mungesë të burimeve dhe informacioneve nga ngjarjet që tërheqin vëmendje e që ndodhin nëpër qytete tjera. Në kërkim të informacionit, portali “Rajonipress” mbetet adresë e besueshme dhe referencë për ngjarjet në Rajonin e Anamoravës, e dëshmuar vazhdimisht për 11 vite. Ndër testimet që ka dëshmuar profesionalizmin ishte aksidenti i para katër viteve, kur një drejtues i një kamioni kishte humbur kontrollin dhe në qendër të Gjilanit shkaktoi vdekjen e një personi dhe lëndimin e 23 të tjerëve.

Jakup Haxhiu: Shume urime. RajoniPress vazhdon ende me mbet një dritare e shkëlqyeshme informative!

Fadil Osmani: Urime 11 vjetori Rajonipress, jeni shembull dhe model i gazetarisë rajonale. Keni ofruar vlera e cilësi në lajme dhe raportime korrekte. Rajonipress mbetet lider dhe gjithmonë në hap më kohën.

Hysen Ymeri:
RajoniPress.com që nga themelimi është shembulli më i mirë se si duhet të funksionoj një portal. Informim i shpejtë e i saktë, pa i shërbyer asnjëherë të keqes. Me profesionalizëm të lartë dhe gjithmonë me lajme të vërteta. Respekt!

Shaban Shabani:
Me respekt të veçantë i urojmë 11 vjetorin e themelimit të Rajonipress, i themeluar dhe i prirë nga gazetari i mirënjohur z.Musa Sabedini, ku edhe sukseset e portalit Rajonipress lidhen në mënyrë profesionale me punën, dijen, njohuritë të një gazetari profesional e kombëtar si është i nderuari profesori universitar Musa Sabedini, gazetar dhe ligjërues profesional për gazetari.
Gazetari i shquar, Musa Sabedini u tregua gjithnjë real, i saktë, i pa thyer dhe i paanshëm në çdo aspekt të kësaj lemie të ndjeshme në informimin e publikut dhe lexuesit të Anamoraves e më gjerë për gjitha ngjarjet pozitive dhe negative dhe dukurive tjera që e dëmtojnë individin, punëtorin si dhe shoqërinë tonë në mënyrë të pa drejtë dhe me informim real këto dukuri në Rajonipress i luftoi, prandaj Rajonipress, është dhe mbetet shembull për të tjerët se si duhet të bëhet të duket një portal i qartë, real, profesional në çdo aspekt.
Portali Rajonipress bëri një freski një, rikthesë, një reformim në gazetari edhe në këto kohëra moderne, prandaj me këtë përkushtim real serioz e të saktë e profesional Ranonipres, informoi dhe e përfitoi edhe lexuesin.
Urojmë që portali Rajonipress në krye me të nderuarin Musa Sabedini, këto suksese t`i vazhdon në informimin e publikut në çdo kohë e rrethana me qëllim pozitive, por edhe në luftimin e dukurive negative që e dëmtojnë shoqërinë tonë, pa dallim e me këtë punë dhe zellshmeri do ndikoi në informim të saktë e konkret të publikut, por edhe në ngritjen e vetëdijes te lexuesit dhe shoqërisë sonë në çdo drejtim për zhvillim dhe përparim. Suksese të mëtejme.

Arben Kurteshi: Urime 11. vjetori portalit Rajonipress. Njëmbëdhjetë vite i orientuar me fakte pragmatike . Nga diaspora informohem shpejt dhe në mënyrë neutrale në Rajonipress.
Me një fjalë në Rajonipress informohem për të gjitha ngjarjet e shtetin tonë të ri dhe pa anësim politik. Uroj të vazhdoni me të njëjtin guxim, me të njëjtin motivim dhe informim të paanshëm t`i informoni lexuesit anë e mbanë botës.

Nehat Shabani: Rajonipres sot kremton 11 vjetorin e themelimit të saj. Është ky një përvjetor, ku ky portal i vetmi që ka qenë burim i informimit për të grithë qytetarët e rajonit të Gjilani, e Anamoravës dhe në përgjithësi.

z. Musa Sabedini themelues i këtij portali dhe agjencisë së lajmeve RajoniPress ka bërë që me punën e tij korrekte dhe gjithnjë me lajme të freskëta ka informuar opinionin e Anamoravës dhe mbarë Kosovës.
Përveç lajmeve të përditshme “RajoniPress” me gazetarin profesionist z. Musa Sabedini ka hulumtuar, shtjelluar dhe trajtuar edhe tema të ndryshme në të gjitha lamit e jetës. Prandaj mund të konsiderohet se Rajonipress është një portal dhe gazetë elektronike më e avancuar dhe më e rregullt, ku lexuesi mund të informohet për gjithçka.
Ne Profesor Musa Sabedinit i urojmë shëndet dhe së bashku me portalin “RajoniPress” të festojë edhe shumë e shumë vite të punës e zhvillimit.