ARKATANA

Të tjerët për humanistin Sabri Bunjaku: Një burrë i madh lë gjurmë të mëdha!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Me iniciativë dhe financim tërësisht vetjak, ky burrë atdhetar ka ndërtuar mbi 80 ulëse të punuara dhe të vendosura me kujdes, duke krijuar pushimore të mrekullueshme për vizitorët. Po ashtu, ai ka ndërtuar një urë që lidh dy shtigje malore, duke e bërë më të lehtë dhe më të bukur shtegtimin RINORI në këtë pjesë të rrallë të Kosovës ka shkruar mërgimtari Gjon Froki, për anën humane të gjilanasit Sabri Bunjaku.

Sabri Bunjaku për gjestin e tij human, që e ka realizuar për nder të nipit të tij Rinorit, ka gjetur përkrahje dhe fjalë miradije, nga shumë miq e vizitor, që e vizitojnë në Prevallë.

Uji Dea

Gjon Froki një mërgimtar dhe mik i familjes Bunjaku, në rrjetet sociale ka shkruar:
Sot patëm kënaqësinë të vizitojmë bjeshkët e bukura të Prevallës, në fshatin turistik ku natyra flet vetë. Aty pamë nga afër veprat e jashtëzakonshme të një njeriu që e do vendin, natyrën dhe të ardhmen e brezit të ri, Sabri Bunjaku.
Me iniciativë dhe financim tërësisht vetjak, ky burrë atdhetar ka ndërtuar mbi 80 ulëse të punuara dhe të vendosura me kujdes, duke krijuar pushimore të mrekullueshme për vizitorët.
Po ashtu, ai ka ndërtuar një urë që lidh dy shtigje malore, duke e bërë më të lehtë dhe më të bukur shtegtimin RINORI në këtë pjesë të rrallë të Kosovës.
Respekt pa fund për njerëzit që veprojnë më shumë se flasin. Sabri Bunjaku, je shembull për të gjithë” ka shkruar Froki./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.