Të tjerët me fjalë, Kadriu me vepra po ndihmon qytetarët

Gjilan – Rexhep Kadriu kandidat për kryetar komune nga radhët e AAK-së nuk e ka ndërmend të merret as me të tjerët e as me të kaluarën e tyre. Kadriu edhe të dielën ka dalur në aksion për ta rregulluar një rrugë 600 metra tek lagja e “Shashivarëve”. Banorët thanë se kjo rrugë asnjëherë nuk është rregulluar nga ana e pushtetit komunal.
Kandidati i AAK-së Rexhep Kadriu po bënë një fushatë krejt ndryshe nga të tjerët. Derisa liderët e tjerë dhe kandidatët e partive tjera politike nuk janë në gjendje që gjatë vizitave të tyre nëpër familjet skamnore të shpërndajnë as nga një “bomban”, kjo nuk po ndodhë me Kadriun.
Kadriu të dielën së bashku me Ahmet Isufin deputet i Kuvendit të Kosovës mori një aksion për ta rregulluar dhe bërë të kalueshme një rrugë 600 metra e gjatë tek lagja e “Shashivarve” në Bresalc raporton rajonipress.
Kadriu tha se kjo rrugë po meremetohet me kërkesën e vet banorëve sepse është një rrugë shumë e prishur dhe e pakalueshme.”Unë po veprojë konform nevojave dhe kërkesave të banorëve të të gjitha zonave dhe të të gjitha kategorive” tha Kadriu për rajonipress.
Edhe Ahmet Isufi tha se kandidati i tyre Rexhep Kadriu ka zgjedhur një metodë shumë të dobishme për banorët.”Në vend se të merremi me llafe të kota e akuza të egra, ne kemi vendosur të bashkëbisedojmë me banorët hallexhinj, të cilët çdo ditë e më tepër po na përkrahin” tha Isufi.
Udhëheqësi i lagjes Pajtim Musa tha për rajonipress se rruga ka qenë e pakalueshme dhe shumë e dëmtuar.”Asnjë pushtet nuk e ka rregulluar këtë rrugë. Ka pasur shumë premtime nga pushteti komunal, por kurrë nuk është rregulluar. Tani kjo rrugë po shtrohet edhe me zhavorr dhe po bëhet e kalueshme dhe funksionale falë Rexhep Kadriut “ tha Muja./rajonipress/