Të tërhiqet BIK nga grumbullimi i paligjshëm i vitrave në Luginë
Bujanoc – BIPBM-ja , njofton besimtarët mysliman të Luginës së Preshevës lidhur me shpërndarjen e kvitave të sadakatul-fitrit nga Bashkësia Islame e Kosovës, për grumbullimin e vitrave me rastin e muajit të shenjt të Ramazanit.Një veprim i tillë i BIK- ut, në një shtet tjetër, siç po na konsideron Kosova si diasporë, nuk është e ligjshme, fetare, morale e as humane.
Pas pavarësisë së Kosovës organizimi fetar i Luginës së Preshevës bëhet përmes institucionit legjitim të licencuar që nga viti 2003, prandaj BIK-u nuk gëzon kurrfarë të drejte ligjore në një shtet tjetër të pranuar ndërkombëtarisht për grumbullimin e vitrave me kvitat e Republikës së Kosovës, organizimin e Haxhit dhe grumbullimin e lëkurave te Kurbanit.
Kur kemi parasysh të gjitha këto dhe gjendjen e vështir ekonomike, papunësia, shpërnguljet dhe presionet e ndryshme politike, ekonomike, në vend se BIK-u ta ndihmoj organizimin fetarë në Luginë që i ka borxh moral, fetar dhe financiar, ai mundohet edhe me tej të na gjobit ashtu si po na gjobisin polisat kufitare me Kosovën.
BIPBM kërkon nga BIK-u që t’i tërheq kvitat e sadakatul-fitrit e shpërndarë për grumbullimin e vitrave nëpërmes disa imamëve lojal e mexhlisa dhe kërkon nga Imamët dhe besimtarët t`i mos t`i përgjigjen ketij aksioni, sepse janë keqpërdorim , manipulim dhe grabitje.
BIPBM-ja, fton Institucionet shtetërore të Kosovës dhe ato ndërkombëtare që të marrin masa urgjente ndaj këtyre veprimeve tendencioze të Naim Tërnavës dhe klanit të tij, të cilat ndikojnë negativisht për proceset politike dhe paqësore jo vetëm në Luginë, por edhe në rajon.
BIPBM –ja fton të gjithë besimtarët mysliman që kanë agjërua muajin e Ramazanit dhe e kanë obligim dhënien e Sadakatul- Fitrit, të drejtohen në lokalet e saj në Bujanoc, duke e ditur se islame na mëson që sadakatul fitri duhet t`i ndahet atyre qe kanë nevojë më së shumti, e kush është në gjendje më të mjerueshme së situata në Luginë, njofton Qendra Informative e BIPBM-së, me seli në Bujanoc ./rajonipress/


