ARKATANA

“Të talentuarit me Shqipërinë”, Andi Lila: I kërkoj ndjesë Kosovës, por…

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Andi Lila tha në një intervistë për Euronews Albania se të gjithë futbollistët më të mirë që kanë gjak shqiptar duhet të veshin fanellën kuq e zi.

Sipas tij në të gjitha viset ku jetojnë shqiptarët, edhe në Kosovë, Maqedoni të Veriut apo Mal të Zi, ata më të talentuarit duhet të përfaqësojnë Shqipërinë.

“I kërkoj ndjesë skuadrës së Kosovës, por unë jam një ish-futbollist i ekipit kombëtar dhe do të doja që gjithë futbollistët më të mirë, jo vetëm Kosovë, Shqipëri, në viset ku jetojnë shqiptarët, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi, më të mirët duhet të vijnë për Shqipërinë.

Uji Dea

Shqipëria në 8 vite, po bëhet hera e dytë që po merr pjesë në një kampionat europian, pra është shumë, jemi në rrugën më të mirë të mundshme. Edhe futbollistët në diasporë, nuk do doja kurrsesi për shembull që brezi i dytë ose i tretë që po rritet jashtë Shqipërie të zgjidhte për shembull përfaqësuesen e Anglisë.

Për shembull, ka shumë të rinj të talentuar që po rriten në Angli, duhet të vijnë të luajnë të gjithë për Shqipërinë, edhe ato që kanë nënën shqiptare dhe babain brazilian po themi ose nuk e di çfarë e kanë. Pra futbollistët më të mirë që kanë një gjak shqiptar duhet të vijnë të përfaqësojnë shqiptaren kuq e zi” u shpreh Lila.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.