Hidromorava

Të sqarohet AAK-ja

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ish-Kryetari i Pejës, Ali Lajçi ka dhënë dorëheqje nga Këshilli i Përgjithshëm i AAK’së dhe i ka bërë thirrje zyrtarëve të partisë të deklarohen rreth parregullsive që kanë ndodhur në procesin zgjedhor.

Ai ka paralajmëruar se do të tregojë gjithçka që ka ndodhur gjatë zgjedhjeve brenda partiake, por se njëherë po e pret deklarimin e udhëheqjes së AAK’së.

“Vetëm prej Këshillit të Përgjithshëm kam dhënë dorëheqje”, ka thënë Lajçi, të shtunën, për Gazetën Express.

Ai ka paralajmëruar se do të deklarohet për të gjitha problemet që kanë ndodhur gjatë procesit zgjedhor.

“Unë kam thënë mendimin tim në Këshillin e Përgjithshëm dhe më vonë do të shohim qysh po rrjedhin proceset. Tani ju tregoj për të gjitha. Tash nuk do të flas”, ka thënë Lajçi, për Express.

Ai i ka bërë thirrje udhëheqjes së re të tregojë se çka në të vërtetë ka ndodhur dhe si kanë shkuar zgjedhjet në AAK.

FIDANISHTJA

“AAK duhet të tregoj për gjithë atë që ka ndodhur. Mendimin tim nuk e lidhi me askënd. Kur të vjen koha do të tregoj të gjitha”, ka thënë ai.

Ali Lajçi nuk ishte bërë rehat as në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ku ishte larguar para dy vitesh. Në atë kohë, ish-anëtari i Kryesisë së LDK’së kishte akuzuar udhëheqjen e partisë se janë komunistë.

Edhe largimin nga Këshilli i Përgjithshëm të AAK’së, Lajçi e ka lidhur me çështje konceptuale.

“Për shkaqe konceptuale edhe për shkak se nuk e kam parë metodologjinë e punëve, mund të jem i lirë nga Këshilli i Përgjithshëm i AAK-së”, ka thënë Lajçi,

Një ditë më parë, AAK ka mbyllur procesin zgjedhor dhe ka zgjedhur edhe anëtarët e Kryesisë dhe Nënkryetarët. Risia e udhëheqjes së re ka qenë Melihate Tërmkolli, e cila është bërë Nënkryetare e Ramush Haradinajt.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.