RCCOLA

Të shtunën protestë pakënaqësie për zvarritjen e punimeve në rrugën Gjilan – Bujanoc

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Gjilani sikur të mos ketë fare zot shtëpie. Tash e disa muaj zvarritje të punimeve e Alban Hyseni nuk e tha asnjë fjalë për të qetësuar të paktën banorët e fshatrave Kmetoc, Shillovë, Pëlepnicë e Dobërqan. Duke e parë këtë injorancë të pushtetarëve komunal të shtunën organizohet një protestë publike para HIB Petrolit në rrugën Gjilan – Bujanoc.

Endrit Isufi në emër të Këshillit Organizativ ka bërë publike detajet e protestës

Fundamenti

Njoftimi:
Të nderuar Gilangji,
Ju ftojmë, që nesër, E shtune, me 29/04/2023, ora 13:00, të bashkohemi në Tubimin Publik (Protestë), në hapësirën para HIB, në rrugën: Gjilan – Bujanoc.
Të bashkohemi për ta shprehur pakënaqësinë, lidhur me zvarritjen dhe stërzgjatjen e punimeve në rrugën prej Gjilanit deri te hyrja e fshatit Perlepnicë.
Te pranishme për ta përcjellë këtë shprehje të pakënaqësisë qytetare, do të jenë mediat qendrore dhe lokale.
(Organizimin e Tubimit Publik e kemi lajmëruar në Stacionin Policor).
Ju lus që të shpërndahet sa më shumë.
Ju falënderoj për përkrahjen!