Të shtunën nis panairi i produkteve vendore “Gjilani 2014”

Gjilan – Nesër më 2 gusht 2014 do të nis panairi regjional i produkteve vendore “Gjilani 2014”, që ka për qëllim promovimin dhe shitjen e produkteve vendore, të cilat ofrohen nga kompanitë e këtij regjioni dhe do të zgjas dy ditë.
Panairi organizohet nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Qendrën Regjionale të Marketingut – Lindje, si zyrë ndër komunale për stimulimin e marketingut të produkteve vendore.
Ismajl Jonuzi drejtor i zhvillimit ekonomik tha se në kuadër të Panairit do të organizohet edhe program i pasur kulturo-artistik dhe rekreativ. Panairi Regjional “Gjilani 2014” do të mbahet prej 1-3 gusht 2014 (nga ora 10:00-19:00), në qendër të qytetit në Gjilan.
Ky panair ka qenë i paraparë të mbahet sot, por shkaku i reshjeve të djeshme është shtyrë për ditën e nesërme./rajonipress/