KD-gjilan

Të shtunën nis dezinsektimi i hapësirës në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ka njoftuar të gjithë qytetarët e Komunës së Gjilanit se nga data 6 korrik 2013, për dy ditë do të bëhet realizimi i fazës së dytë të dezinsektimit të hapësirës së Gjilanit, me qëllim ruajtjes së shëndetit publik të qytetarëve nëpërmjet eliminimit të insekteve të dëmshme.

Xhemajl Salihu, drejtor, ka thënë se eliminimi i insekteve fluturuese bëhet për të mirën dhe shëndetin e qytetarëve të Gjilanit. Ai tha se këtu përfshihen insektet fluturuese si mushkonjat dhe insektet e tjera.

KD-gjilan

Dezinsektimi do të zgjas dy ditë duke filluar nga orë 20:00 e mbrëmjes. Ai ka kërkuar nga bletarët që për shkaqe sigurie bletët e tyre t’i mbajnë të mbyllura në shtëpizat e tyre për dy ditë rresht, me qëllim të mbrojtjes nga preparatet përkatëse.

Ky orar mund të ndryshohet vetëm nëse do të kemi përkeqësim të motit./rajonipress/