Fundamenti

Të shtunën në Stublinë zbulohet pllaka përkujtimore për Enver Ramadanin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Me iniciativën e banorëve të fshatit Stublinë të shtunën duke filluar nga ora 11.00 në prani të shumë personaliteteve zbulohet pllaka përkujtimore për Enver Ramadanin dhe pllaka tjetër bazë e UÇPMB-së.

Heroi më i ri ndoshta i Kosovës i cili ishte vetëvrarë si pasojë e torturave çnjerëzore të sigurimit serb Enver Ramadani të shtunën do të nderohet nga bashkëvendësit e tij në Stublinë, të cilët në nderim të gjakut të tij të ri, do zbulojnë pllakën përkujtimore.

Hidromorava

Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë personalitete të ndryshme ndërsa në ndërkohë do të zbulohet edhe pllaka bazë e UÇPMB-së.

Ndryshe më 1 mars 1990 ishte ndarë nga jeta në moshën 17 vjeçare Enver Ramadani nga Stublina e Gjilanit. Vdekja e tij ishte konstruktuar klinikisht nga UDB-ja serbe. Edhe pas kaq vitesh nga vdekja e tij Enveri vazhdon të mbetet frymëzues i luftës për liri e pavarësi. Enveri ngriti dy gishtat e fitores përpara automatikëve e tankeve të policisë dhe ushtrisë që vriste dhe zhdukte rezistencën shqiptare. Enveri është i Kosovës dhe i kalasë së saj për liri dhe pavarësi. Andaj, Enveri ka merituar dhe meriton një përkujdesje më të madhe të institucioneve kosovare./rajonipress/