FITORJA

Të shtunën dihet fituesi i çmimit letrar “Beqir Musliu”

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Çmimi letrar “Beqir Musliu”, i themeluar që nga viti 2004, me inicimin e Ars Clubit të shkrimtarëve “Beqir Musliu”, dhe që e jep kryetari i Komunës së Gjilanit, nesër pritet ta ketë fituesin e radhës, nga emrat e propozuar prej subjekteve letrare – kulturore si dhe institucione të ndryshme , në shkallë kombëtare thotë Sabit Rrustemi.

Në bazë të një ftese publike, bërë kohë më parë, për këtë Çmim letrar, që llogaritet me të drejtë edhe si Çmim i vlerave dhe i një karriere letrare, janë propozuar:

Sipas Rrustemit nga Klubi i shkrimtarëve të Kumanovës, prof. dr. Nehas SOPAJ, nga Klubi i Shkrimtarëve “Feniks” të Preshevës, Mexhit MEHMETI, nga Shoqata shkencore – kultuore “Dom Mikel Tarabulluzi”, prof dr. Anton Nikë Berisha, nga Klubi i shkrimtarëve “Vorea Ujko” të Klinës si dhe nga NGB “Shkëndija”, nga Shtëpia botuese “SAS” (Prishtinë) dhe nga Shtëpia Botuese “Zgjimi” (Ferizaj), Ramadan MEHMETI, nga Biblioteka ndërkomunale “Fan S. Noli” (Gjilan), prof dr. Sali BASHOTA, nga Klubi i shkrimtarëve dhe i Shtëpisë Botuese “Rrjedha”,(Gjilan), Eqrem BASHA.

UBT

Ars Clubi “Beqir Musliu” si dhe DKRS-ja, përkatësisht Zyra e Kryetarit të Komunës, si bashkorganizatorë të kësaj veprimtarie nderuese për shkrimtarin e shquar Beqir Musliun, kanë hequr dorë prej propozimeve të veta, për ta ruajtur neutralitetin karshi propozimeve të bëra, duke dashur që as tërthorazi të mos ndikojnë tek anëtarët e Jurisë.

Propozimet individuale,( edhe pse ka pasur) nga viti i kaluar, nuk merren për shqyrtim.
Sipas të drejtës së kryetarit të Komunës e, që parashihet edhe me Rregulloren e dhënies së këtij Çmimi, është emëruar dhe Juria letrare në përbërje të prof dr. Sabile Keçmezi- Bashës, Nexhat Rexhës dhe Emin Azemit, të cilët, ashtu siç kërkohet, do t’i vlerësojnë propozimet e sivjeme dhe, do të përcaktohen për fituesin i cili më së miri i përmbush pritjet e kërkuara, në prozë, dramë dhe poezi.

Fitues të deritashëm të këtij Çmimi janë: Ali Podrimja, Sabri Hamiti, Musa Ramadani, Visar Zhiti, Ibrahim Kadriu dhe Rexhep Qosja./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.