Mobi Casa

Të shtrenjtës Kosovës martire

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nga poeti, Llemadeo (Bohum) Gjermani – Kushtuar mikut tim, poetit Rrustem Gecit, me rastin e botimit të tre librave të tij, “Heroika”, “Rogana”, dhe “Atdhetarët”.

Krenar jam për ty o Mik Poet,
O ti që në zemër e ngjyen pendën
sa herë shkruan vargje për Atdheun,
dhe diellit ja merr rrezet për Heroikën…
tek me lot e dhembje e thur vargun tënd!

U pamë bashkë sot o Mik i mirë,
Dhashtë Zoti që të shihemi përsëri
dhe ashtu të gëzuar të buzëqeshur të pafsha sërish,
me librat e tu ndër duar,
dhe me gëzimin e suksesit në sy…!

T`i këndoj Atdheut sërish o Mik,
dhe ruaja tehun e mprehtë fjalës shpatë të vargut atdhetar,
se asaj ane kah rrjedhat e Danubit shkojnë përgjakur shekujve të Ilirisë…
nuk flejnë kurrë te pabesët e vjetër barbar…!

Mobi Casa

E në fjeteshin në punë të tyre, t`i vargje të bukura thur përsëri, këndoj asaj, të shtrenjtës Kosovë martire,
të shkuarës së paharruar dhe të ardhmes,
ashtu me mendimin tënd të mprehte, dritë dhuroju të mirëve…!

E diku Legjendave Iliriane do te shihemi bashke…
e atje ne hijen e Lisave te mallit do te rrime,
do tu këndojmë Zanave hyjnore për te përhirshmet Hire,
e do te ua përjetësojmë se bashku madhështinë…!

E vargu Gecian do këndohet nëpër kohëra
nder lëndinat e Kosovës nga të bukurat shtojzovalle,
e bijtë e së ardhmes do të thonë;
I këndoftë zemra poetit, Rrustem Geci
të bukura ja paska lëne kohës këto vargje…!