HW

Të shtëna armësh tek “Drini Market”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Policia e Kosovës në stacionin policor në Gjilan është njoftuar se ka gjuajtje me armë zjarri në rrugën e Kamenicës saktësisht te “Drini Market”. Njësitet policore reaguese ju kanë përgjigjur rastit dhe kanë dalë në atë lokacion dhe kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes. Në vendngjarje është takuar roja e Marketit, i njëjti ka deklaruar se ka vërejtur një veturë me ngjyrë të kuqe dyshohet të jetë Golf II, e cila fillimisht ishte ndalur afër parkingut të marketit dhe nga ajo veturë kishin dalë dy persona të cilët me tu afruar afër hyrjes së marketit kanë filluar të gjuajnë me armë në drejtim të objektit për disa herë radhazi dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Përveç dëmeve materiale nuk ka pas të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i Krimteknikes të stacionit dhe kanë bërë procesimin e vendit të ngjarjes, ku kanë gjetur dhe konfiskuar pesë (5) gëzhoja dhe katër (4) predha të kalibrit 7.65 mm.

United Hospital

Gjithashtu është intervistuar edhe njëri nga pronarët e marketit.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit dhe ka urdhëruar që të iniciohet rasti, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Rasti i referohet njësitit përkatës për procedim të mëtutjeshëm njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.